G20 bisedime per borxhin e Eurozones

Udhëheqësit e shteteve më të fuqishme në botë do të takohen këtë javë në Francë, në bisedime ku kriza e borxheve në Eurozonë do të jetë në qendër të vëmendjes.
Sipas asaj që shkruante “Financial Times” ditën e martë, pasi një marrëveshje jo e plotë për daljen nga kriza u miratua nga vendet e BE-së, pritet që G20 të jetë samiti që të përcaktojë “trajektoren” e re të ekonomisë botërore.
Megjithatë, i gjithë çelësi për zgjidhjen e problemeve duket se qëndron në dorën e Kinës, i vetmi shtet që ka likuiditete të tilla që e lejojnë të blejë një pjesë të këtij borxhi dhe të hedhë fonde Kriza FinanciarePapandreu kërkon votëbesim dhe referendum Zhvillimet greke e italiane, bursat në pikiatëSpanjë, ndarje e thellë të pasur-të varfër aq të domosdoshme në tregjet botërore.
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, pritës i samitit, ka kontaktuar ndërkohë Pekinin, nëpërmjet një kanali jozyrtar, për të testuar gatishmërinë e autoriteteve komuniste për investime me risk të lartë brenda vendeve të Eurozonës.
Italia, e cila është vendosur së fundi nën presion për defiçitin e lartë buxhetor, pritet të jetë gjithashtu në qendër të bisedimeve.
Me ekspertët që janë të paaftë të parashikojnë nëse Roma është në gjendje të paguajë borxhin e saj, tregjet mbeten shumë të tensionuara dhe euro është në rënie. Një kolaps i mundshëm i ekonomisë italiane, do të kishte pasoja shumë më të mëdha për Eurozonës, se sa kriza greke.
Çështja e tretë ku do të përqendrohen bisedimet e G20-s është rritja ekonomike. Vendet që formojnë këtë grupim kanë pësuar të gjitha bashkë një rritje prej 3,9% gjatë 2011-s, çka përbën një reduktim nga rritja 5,2% e vitit të shkuar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra
KLSH, rrëzohet propozimi i Topit
Taksat, Rama si Obama
Referendumi, reagime të forta në Greqi