E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekimi i pallateve Basha Do te nise procesi


Qyetaret që prej vitesh banojnë në pallate të pahipotekuara, në muajin nëntor do të nisin të pajisen me certifikatë pronësie pavarësisht shkeljeve që mund të ketë bërë ndertuesi.

Kryetari i bashkise Lulzim Basha i rikthehet edhe njeherë premtimit te bere ne fushate por tashme me nje shtyrje ne kohe, vonese te cilen ia atribuon zvarritjes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve.

"Banorët që kanë blerë apartamentet e pallateve dhe nuk kanë përgjegjësi për shkeljen e rregullave nga ndërtuesi apo zbatuesi, nuk do të jenë më të deprivuar për të marrë titullin e pronësisë. Procesi do të nisë jo më vonë se java e dytë e muajit nëntor", tha Basha

Ministri i Drejtesise Eduard Halimi tha se me ane te disa neneve do te hiqen barrierat burokratike qe kane ekzistuar si ne zyrat e hipotekash, ashtu dhe te bashkise.

"Do të jetë një bashkëpunim institucionesh për t'i dhënë fund njëherë e mirë procesit", tha Halimi.

Ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi, ai i Drejtesie Eduard Halimi dhe kryetari i bashkise Basha kane neshkruar nje memorandum bashkepunimi.

Prona me shtesa

Në një numër të madh rastesh, pronat urbane në Shqipëri kanë shtesa pa leje. Shtëpitë njëkatëshe apo dykatëshe kanë kryer dhoma shtesë në oborr, qoftë para viteve ‘90, qoftë pas, dhe këto shtesa rezultojnë pa leje e të paregjistruara, pavarësisht se nuk ka konflikt pronësie.

Në zonat urbane ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm rastesh që një pronë nuk ka njohur freskim të titullit të pronësisë në regjistra tashmë prej dekadash, për shkak se pronarëve nuk u është nevojitur rifreskimi.

Në këtë rast, procedurat nëpër hipoteka janë rraskapitëse dhe kërkesat janë në kufijtë e absurdit. Për të plotësuar regjistrin, kërkohen nga pronari dokumente të llojit, kontratë shit-blerjeje e vitit 1924, apo kërkohen dokumente ligjore me standardet e ditëve tona, pavarësisht se shteti nuk ka punuar me të njëjtat standarde para 20 apo 50 vjetësh.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Lushnjë, dyfishohen eksportet bujqësore
22 mije ton perime dhe fruta rezultojne të jenë eksportuar këtë vit nga fermeret e Lushnjës. Kjo sasi eshte dyfishi eksporteve te nje viti me pare.
Helmohen dasmorët, 30 persona të intoksikuar
Rreth 30 dasmorë nga Berati kanë ngelur të intoksikuar në një dasmë në Divjakë të Lushnjes, ndërkohë që 10 prej tyre ndodhen pranë spitalit infektiv në Berat duke marë ndihmën mjeksore. Tiranë, ndryshon sheshi Skëndërbej
Bashkia e Tiranës nis punimet në sheshin Skëndërbej për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme.
Dhunohet Top Channel!
Polica bashkiake në vend që të pengojë ndërtimet pa leje, bëhet palë me abuzuesit të cilët ndërtojnë në një pronë private të kontraktuar me qira nga Top Channel me Ministrinë e Ekonomisë tek ish-ambientet e Kinostudios Shqipëria e Re, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Taksa e paligjëruar e arsimimit
Xhovani Shyti - Hapja e dyerve të sistemit shkollor parauniversitar, përpara mijëra prindërve ka ngritur pyetjen nëse do ta paguajnë edhe këtë vit taksën e paligjshme prej dhjetë mijë lekësh? Sepse ka disa vite radhazi që kjo taksë e pashpallur, pra e paligjëruar, u zhvatet prindërve, duke vënë në sedër fëmijët, edhe pse e drejta e arsimimit në nivelin shkollor parauniversitar, ligjërisht është falas.

Lajmet kryesore

Berisha: Opozita qëndrim bllokues
"Nuk voton ligjet dhe vendos kushte"
Gjykata rrëzon kërkesën për pezullim të Hoxhës
Me shqiptarët në Mitrovicën e Veriut
Aksidente nëpër rrethe, dy të vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›