I famshem ne bote por i rrezikuar - koleksioni i Charite-se

Kampusi shperndahet ne kater vendndodhje te cilave u perkasin mbi 100 klinika dhe institute 13.000 vete jane te punesuar ne te me shume se 7000 te tjere studiojne ketu. Dhe prej me shume se 100 vjetesh Charit ka nje muze te vetin. Por meqenese Charit-se i duhet tani te kurseje vazhdimesia e saj eshte ne rrezik. Kunder mbylljes se koleksionit te jashtezakonshem ka pasur protesta.
Ndertesa e larte me tulla ngrihet ne fund te nje territori te gjere ne te cilin shperndahet Charit me klinikat e saj te shumta. Qe ne vitin 1899 eshte inaguruar Chariteja si muze patologjik. Rudolf Virchovi duhet te kete qene atehere krenar dhe me siguri i kenaqur. Pasi mjeku i shquar kishte luftuar gjate per nje muze per koleksionin e tij te pasur patologjiko-anatomik.
Bildunterschrift Rudolf Virchow 1821-1902
Ne fund te karrieres ai kishte rreth 23.000 preparate ne leng dhe te thata. Ato tregonin krejt trupin njerezor nen lekure se cpamje kane semundjet ne zemer melci veshka mushkeri - tregon Thomas Schnalke drejtori i muzeut te sotem.
Muzeu ndodhet ende ne ndertesen fillestare dhe ne ekspoziten e tij te perhershme tregon zhvillimin e mjekesise perendimore ne tri shekujt e fundit. Ne te bejne pjese edhe nje pjese e madhe e atyre organeve te vyera te konservuar ne formaline te cilat nuk kane rene viktime as e bombave te Luftes se Dyte Boterore dhe as e nje zjarri ne vitet 50.
Shume nga vizitoret tane duan thjesht te dine se cpamje ka nje zemer nje melci nje veshke nje mushkeri. Tek njerezit e shendetshem dhe tek te semuret. Si jane te formuara strukturat e vecanta Tek te rriturit dhe femijet. Si funksionin makineria trup njerezor Dhe kush eshte atje vertet e rrezikshme Apo rrezikuese Si dhe cfare mund te ofroje mjekesia per te larguar keto momente rreziku
Pastaj vizitoret qendrojne para vitrinave te larta te qelqta dhe veshtrojne me nje ndjenje kureshtje dhe sikleti zemra te vendosura ne formaline me vendet per lidhje me pace maker arterie abdominale te bllokuara tumore malinje dhe nje koleksion mbreselenes fetusesh me deformime te renda.
Ne gjysmen e pare te shekullit te 19 keta konsideroheshin si monstra sic thuhej dhe deformimet si nje pikepyetje e madhe e shkences. Pikerisht keto deformime jane studiuar shume intensivisht me perfytyrimin se nisur nga organi i deformuar mund te nxirreshin konkluzione per organizmin e shendetshem.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Inaugurimi i klinikes se re te kirurgjise Charite 1929
Nje numer deformimesh Rudolf Virchov i pati prezantuar publikisht qe ne vitin 1899 ne Muzeun e tij te Patologjise si produkte te natyres te cilat duheshin studiuar shkencerisht. Pasi edhe pse mjeku dhe shkencetari kishte punuar dhe studiuar vetem me trupat e te vdekurve objektivi i tij ishte gjithnje shendeti i te gjalleve. Ai thote Thomas Schnalke donte te gjente ne perberesit me te vegjel te trupit pra ne qeliza shenja te semundjeve per te bere te mundur ndermarrjen e nje trajtimi te posacem.
Ne vetvete trajtimi ishte natyrisht i lidhur me kohen. Kjo do te thote qe para 150 vjetesh nuk mund te mendohej si sot. Dhe ndoshta kur sheh prapa ne kohe e gjitha te duket ndoshta e habitshme. Ose mendon O Perendi. Per fat sot kemi ecur perpara.
Ekspozita e perhershme ne Muzeum e Historise se Mjekesise te jep shume shtysa per te reflektuar. Pasi muzeu nuk mjaftohet ne asnje menyre me paraqitjen e koleksioneve dhe trashegimine e dijetarit Virchov por i merr vizitoret ne nje shetitje qe ofron shume njohuri ne 300 vjet histori te mjekesise. Ai tregon per perparimet dhe gabimet ne mjekesi per semundje shume te perhapura si kolera sifilizi dhe tuberkulozi tregon metodat e marrjes se gjakut dhe ndryshimet ne kohe ne perceptimin e higjenes tregon instrumentet mjekesore metodat e mpirjes dhe narkozes mundesite e operacioneve. Por edhe per sterilizimet e detyrueshme te kryera ne Rajhun e Trete nga mjeket e Charit-se.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Charit 1989
Ne shkojme nga teatri anatomik rreth vitit 1700 deri tek e tashmja dhe tregojme krahas teatrit anatomik muzeut anatomik salles se anatomise te patologeve laboratorit shtratit te te semurit literatures dhe objekteve te mesimdhenies edhe ate cka shume njerez regjistrojne sot nga mjekesia pikerisht nje salle te semuresh.160160
Historite e kerkuara me kujdes te dhjete paciente nga 300 vitet e fundit tregohen ketu perreth salles te te semureve e cila ishte tipike per kohen e atehershme.
Dorothea S. 17 vjec ne vitin 1727 nen dhimbje torturuese solli ne jete nje femije qe ndodhej ne pozicion horizontal Friedrich August W. ka vdekur i ri nga ethet. Hans G. i semure me poliomelit ne moshen trevjecare u dergj per dite me radhe ne vitin 1958 ne nje mushkeri te hekurt. Dhe Karl R. 55 vjec pesoi nje helmim gjaku ne vitin 2006 pas nje plage ne gishtin e djathte tregues. U mbajt kater jave ne kome artificiale dhe u operua kater here. Me pas gjendja e tij u permiresua ngadale. Njeriu ne nevoje mbetet nje sfide per mjekesine thote Thomas Schnalke megjithe perparimet e deritanishme.
Autor Silke Bartlick/ Eliana Xhani
Redaktoi Auron Dodi