Hiqen plehrat nga Ndroqi, “Ora News” zgjidh skandalin e ndotjes

RTV “Ora News”, zgjidh skandalin e plehrave të depozituara në ish- repartin Ushtrak të Ndroqit. Pas tre ditëve denoncimi dhe ndjekje hap pas hapi të ketij problemi, plehrat hiqen nga ky vend. Ka qënë fillimisht komuna e Ndroqit që i ka kërkuar dokumentacionin përkatës firmës që pretendonte të bënte riciklimin e këtyre mbetjeve, më pas Ministria e Mjedisit ka gjobitur këtë subjekt për shkak të mos disponimit të lejes mjedisore dhe kryerjen e një veprimtarie ricikluese. Pas gjithë këtyre zhvillimeve, në mëngjesin e së premtes, në këtë zone nuk shihen më pirgje mbetjesh. Fabian Hazuni, specialist në sektorin e shërbimit ne komunën e Ndroqit thotë se që në orët e para së mëngjesit, ka nisur heqja e mbetjeve.
Kater ditë më parë, në ish repartin Ushtarak të Ndroqit, pak metra larg komunës, ka nisur depozitimi i mbetjeve nga Sharra dhe Fieri. Një firmë ricikluese që ka bërë grumbullimin e këtyre plehrave tentoi të ushtronte aktivitetin shumë pranë hapësirës së banuar. Pas “Ora news”, ka zbuluar këtë skandal, institucionet si Komuna e Ndroqit, Ministria e Mjedisit.
Policia e Tiranës kanë marrë masat përkatëse për të hequr njëherë e përgjithmonë plehrat nga ky vend, që kjo hapesire e gjelbërt ti kthehet normalitetit.