Hakersat mund të ta fikin makinën ndërsa ti i jep asaj
Hakersat mund të rrezikojnë jetën e shoferëve dhe pasagjerëve të makinës së tyre duke ua fikur atë ndërsa janë në lëvizje. Paralajmërimin e ka bërë firma e njohur e anti-viruseve McAfee. Sipas saj, ndërsa makinat po bëhen gjithmonë e më shumë të varura nga kompjuteri dhe sistemet wireless, rreziku i sulmit nga hakersat po rritet gjithmonë e më shumë.
Firma paralajmëron se software-t po futen në aq shumë pjesë të makinës tani, që nga jastëkët e ajrit, radiot, ndenjëset e sistemet e kontrollit- sa hakersat mund të bëjnë kërdinë.
Në fillim të këtij viti, shkencëtarët demonstruar sulme potenciale si hapja e dyerve dhe ndezja e makinës thjesht duke përdorur mesazhe me tekst- e kjo nuk është teori, por një praktikë mbi disa modele makinash.