E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Bogdani perseri gol Del Piero arrin Bonipertin

Erjon Bogdani i Serise A eshte vite drite larg atij qe luan me Kombetaren shqiptare. Sulmuesi shtatlarte realizoi dje golin e trete personal ne edicionin 2010-2011 te Serise A. Bogu u rikthye serish te goli ne barazimin 1-1 te Cezenes me Parmen. Sulmuesi i Kombetares shqiptare realizoi me koke ne minuten e 17-te pas nje goditje nga kendi perpara se Zakardo te barazonte ne minuten e 28-te po me nje gol me koke. Keshtu skuadra e Fikadentit u rikthye te rezultati pozitiv pas tri humbjeve rresht. Per Bogdanin qe u zevendesua ne minuten e 74-t ai i djeshmi ishte goli i trete pas atyre kunder Milanit dhe Leces. Pas takimit trajneri i Cezenes Fikadenti u shpreh se ekipi qe ai drejton eshte ende gjalle. Pas tri humbjeve radhazi qe pesuam kisha shume frike per anen psikologjike te skuadres por pas kesaj ndeshjeje mund tju them se skuadra ime eshte e gjalle dhe diti shume mire se si te reagonte - u shpreh tekniku per mikrofonat e emisionit Stadio Sprint Rai 2. Pervec ketij takimi qe u pa me interes nga shqiptaret u luajten edhe ndeshje te tjera te vlefshme per javen e shtate te Serise A. Keshtu takimi i pare i dites se djeshme ai qe u zhvillua ne Sardenje midis Kaljarit dhe Interit nxori si fitues kampionet ne fuqi te Italise. Goli i vetem i ketij takimi u shenua nga sulmuesi interist Samuel Etoo ne minuten e 39-te te pjese se pare. Kamerunasi i zgjidhi i vetem te gjitha pasi rrembeu topin e kontrolloi mire dhe e gjuajti ne katerkendeshin e Kaljarit duke u dhene tri pike te vlefshme zikalterve. Ky gol per te kishte nje rendesi te vecante duke qene se ne fillim te ndeshjes lojtari me ngjyre ishte ne vemendjen e tifozeve vendas qe hodhen kore raciste. Per kete fakt kryesori ne fillim te takimit nderpreu ndeshjen per tri minuta. Pas kesaj fitoreje Interi merr kreun e klasifikimit me 14 pike se bashku me Milanin. Dy skuadrat e Milanos i jane larguar keshtu Juventusit vendi i trete me plot tri pike. Bardhezinjte ne Olimpico te Torinos shkaterruan skuadren e Leces me rezultatin e thelle 4-0. Ata kaluan qe ne minuten e 13-te ne avantazh me Akuilanin per te ardhur me pas tek 11-metershi i transformuar ne gol nga Melo dhe tek goli i trete i shenuar pak sekonda nga perfundimi i pjeses se pare nga Kualjarela. Ne te dyten torinezet ulen ritmin duke u mjaftuar vetem me golin e shenuar nga Del Piero ne minuten e 82. Ky gol ishte special per pinturikjon pasi ishte i 178-ti ne Serie A. Keshtu Del Piero arriti rekordin e nje legjende te Juventusit Xhampiero Bonipertit. Per sa u perket takimeve te tjera spikati triumfi jashte fushe i Udinezes. Friulanet munden ne transferte 0-1 Breshian. Ndersa derbi i Jugut ai midis Katanias dhe Napolit u mbyll ne barazim 1-1. Nderkohe qe ne Palermo vendasit fituan 4-1 ndaj Bolonjes dhe Sampdoria ne Marassi fitoi 2-1 duke permbysur avantazhin e pjeses se pare ndaj Fiorentines.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›