Lumezi dhe Maloku, favoritë për kryeprokuror të Shtetit

Ismet Kabashi pensionohet në vitin 2014
Zëvendëskryeprokurorja e Prokurorisë Speciale dhe njëherësh numri dy i KPK-së, Sevdije Morina, prokurorët nga Prokuroria Speciale, Besim Kelmendi e Ali Rexha, kryeprokurori i Apelit, Aleksandër Lumezi, si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, janë pesë kandidatët që e synojnë pozicionin e kryeprokurorit të Shtetit. Fushata nga këta kandidatë, që sipas burimeve tona ka nisur, po zhvillohet heshtur.
Në sistemin prokurorial, emrat e kandidatëve të cilët pretendojnë ta zënë vendin e Ismet Kabashit po përmenden nëpër të gjitha prokuroritë. Gjithçka po ndodh kur duhet edhe një vit që të skadojë për shkak të pensionimit mandati i kryeprokurorit të Shtetit, shkruan gazeta "Kosova Sot".
'Mandati i kryeprokurorit sipas fuqisë ligjore është shtatë vjet dhe i njëjti skadon në vitin 2016, duke pasur parasysh se i njëjti është emëruar në këtë pozitë në vitin 2010. Mandati i kryeprokurorit pushon në gusht të vitit 2014, për arsye se i njëjti e mbush moshën e pensionimit", ka thënë më herët zyrtari prokurorial, Ehat Miftaraj.
Zëvendëskryeprokurorja e Prokurorisë Speciale dhe njëherësh numri dy i KPK-së, Sevdije Morina, prokurorët nga Prokuroria Speciale, Besim Kelmendi e Ali Rexha, kryeprokurori i Apelit, Aleksandër Lumezi, si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, janë pesë kandidatët që e synojnë pozicionin e kryeprokurorit të Shtetit./Indeksonline/