E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiri vullkanik, mbyllet aeroporti i Barcelonës

Autoriteti spanjoll për kontrollin e aviacionit civil (Aena) ka vendosur të mbyllë, duke nisur nga ora 15:30 e ditës së shtunë, aeroportin e Barcelonës dhe ato fqinje të Girones dhe Sabadell për shkak të resë së hirit vullkanik që vjen nga Islanda.
Lajmi bëhet u publikua ditën e shtunë nga faqet online të gazetave spanjolle. Në Barcelonë ka nisur ditën e shtunë gara për çmimin e madh të Formula 1, por mbyllja e aeroporteve nuk do të krijojë probleme për mbërritjen e tifozëve pasi, sipas ministrit të Infrastrukturave, Jose' Blanco, me anë të rrugëve tokësore ose me anë të aeroporteve të tjerë të qyteteve që ndodhen në afërsi të qytetit të Barcelonës.
Aktualisht 19 aeroporte janë mbyllur në Spanjë, 16 në veri dhe tre në Rajonin e Katalonjës. Autoriteti aeroportual komunikoi se deri në orën 14:00 të ditës së shtunë janë anuluar 673 fluturime. Hiri vullkanik vazhdon që të shkaktojë problem serioze jo vetëm në Spanjë, por gjithashtu edhe në Itali. Agjencitë e fluturimeve njoftojnë se shumë aeroporte në veri të vendit rrezikojnë që të mbullen me orare të pjesshme për shkak të kërcënimit të hirit vullkanik të ardhur nga shteti ishullor i Islandës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›