E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosta Rika, betohet e para presidente femër

Presidentja e parë femër në Kosta Rika, Laura Chinchilla, është betuar para mijëra bashkëkombasve të saj në ceremoninë e inagurimin të detyrës së saj më të re.
50-vjeçarja është betuar për besnikëri ndaj vendit të saj para dhjetëra lidërve politikë të vendit të saj dhe më mijëra të pranishmëve.
Në fjalën e saj presidentja e parë femër e shtetit latin u zotua se ajo do të përpiqej maksimalisht për të mirën e atdheut të saj dhe të bashkëkombasve të saj, për tu dhënë atyre një të ardhme sa më të ndritur dhe prosperitet.
Chinchilla pati premtuar gjatë fushatës zgjedhore se ajo dhe qeveria e saj do të ndërtonin një ekonomi solide dhe të fortifikuar ndaj rreziqeve të tregjeve globale. Madje presidentja u shpreh gjatë fushatës se vendi i saj do të ndiqte shëmbullin e zhvillimit të shteteve të përparuara aziatike si Kina.
Laura Chinchilla zëvëndëson ish-presidentin Oscar Arias i cili kreu dy mandate qeverisjeje. Arias është një figurë shumë popullore jo vetëm në Kosta Rikë por në mbarë Amerikën Latine. Ky personalitet politik arriti që të marrë çmimin Nobel për paqen në vitin 1987 për shkak të përpjekjeve të tij për të çarmatosur shtetet e Amerikës Qëndrore gjatë konflikteve të ashpra të viteve 80' që patën përfshirë të gjitjë këtë rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›