Hiri vullkanik,Topi anulon vizitën në Poloni

Shpërthimi i vullkanit në Islandë po shfaq ndikimet e tij edhe në jetën politike shqiptare. Pas kryeministrit Sali Berisha është Presidenti i Republikës, Bamir Topi i cili ka ndryshuar axhendën e tij zyrtare për shkak të hirit vullkanik i cili ka izoluar tashmë Europën.
Burime nga presidenca konfirmojnë se kreu i shtetit Topi ka anuluar vizitën në Krakovë, ku do të merrte pjesë në ceremoninë mortore në nder të presidentit të Polonisë, Leh Kazinski. Për shkak të situatës së krijuar nga reja gjigande e hirit e shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit në Isalandë , aeroporti ka anuluar fluturimin drejt Krakovës , fluturim i cili ishte parashikuar pasditen e së shtunës.
Duke u mbështetur kështu mbi këshillën e autoriteteve të aeroportit të Rinasit, presidenti Bamir Topi nuk do të fluturojë drejt Krakovës dhe ka anuluar pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit të presidentit polak , i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të 10 prillit.