E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Integrimin e pengon keqqeverisja, jo opozita



Integrimi i vendit në Bashkimin Europian po pengohet nga korrupsioni dhe keqqeverisja dhe jo nga opozita. Ky ka qenë reagimi i Partisë Socialiste nëpërmjet deputetit Sajmir Tahiri lidhur me akuzat e kreut të LSI-së, Meta i cili në një takim me qytetarët te Beratit u shpreh se politikat bllokuese të kreut socialist po pengojnë integrimin e vendit.
Deputeti Sajmir Tahiri, deklaron se si Berisha ashtu edhe Meta kanë nënshtruar drejtësinë dhe po rrënojnë ekonominë e familjeve shqiptare.

"Integrimin e vendit po e pengon keqqeverisja dhe jo opozita, parlamenti i Ruzhdies dhe pushteti i korrupsionit", u shpreh Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›