Hirushja “merr” drogë, metoda e re e trafikut

Nju Xhersi, 31 mars, NOA – Policia amerikane ka zbuluar mënyrën më kreative të trafikut të drogës. Dy gra kanë futur në një prej burgjeve të sigurisë së lartë një sasi droge për burrat e tyre të dënuar, pa u kuptuar nga policia.
Ato u dhuronin burrave libra për tu ngjyrosur, të ngjashëm me ato që përdorin fëmijët. Por boja e përdorur në disa prej faqeve të ngjyrosura kishte brenda saj drogë të tretur në alkolin e lëndës kimike.
Hetuesit ranë në gjurmët e drogës gjatë kontrollit në qeli, por nuk e kishin idenë sesi tre të burgosur arrinin të siguronin llojin e lëndës narkotike.
Në tre librat që kishin dhuruar kohët e fundit gratë droga ishte futur në ngjyrat që pasqyronin Hirushen. Shamia dhe fustani i personazhit popullor ishte ngjyer e gjitha me Suboxone, lloj droge që krijon vartësi të lartë.
a.k/NOA
Lajme të ngjashmeBleu hashash në Lazarat për ta shitur në shkollë, arrestohet kosovariKapet 1 tonë drogë, arrestohet banda italo-shqiptare me emrin “Kasapët”Kapen 30 kg hashash në Kakavijë, trafikanti tentoi të korruptonte policinBasha: Tolerancë zero ndaj drogës në kryeqytetLufta kundër drogës, 7 mijë kg hashash në 2010 Lidhje: burgu, droga, gratë, hirushja, Suboxone