Herzigova lind Philipin

Londër, 31 Mars NOA – është bërë mama për herë të dytë. Modelja 37-vjeçare ka sjellë në jetë Philip. Lindja ka ndodhur më 27 mars në spitalin e Portland në Londër.
Një gëzim i madh ka qenë dhe për partnerin e Evës, Gregorio Marsiaj, me të cilin ka lindur dhe George, vogëlushin 3-vjeçar. Me sa është bërë e ditur si nëna ashtu dhe djali gëzojnë një shëndet të mirë.
Herzigova ka zgjedhur një lindje natyrale, jo të paktën bazuar në atë çka ka deklaruar kohë më parë, pas shtatzënisë së saj të parë.
“Kam zgjedhur një lindje natyrale pas nëntë muajsh – ka shpjeguar ajo – e di që shumë femra vendosin për një ndërhyrje cezariane për të shpejtuar në kohë dhe ndoshta këtë e bëjnë nga frika e dhimbjeve ose nga ndonjë arsye tjetër”.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeHolandë, pa e kuptuar bëhet nënë në moshën 12 vjeçare Ka dhimbje të forta stomaku: sjell në jetë një fëmijë Gjenden të vrara nënë e bijëKylie Minogue dhe ëndrra për tu bërë nënëBalla: Më 21 janar, mercenarë në Kryeministri Lidhje: Eva Herzigova, lind, nënë, Philip