Histori njerezore afer nesh
Studentët e filmit në Akademinë “Marubi” mbyllin vitin akademik. Produksionet e tyre zbulojnë histori njerëzore afër nesh po edhe pasigurinë për drejtimin që do të marrë pasioni i tyre për kinemanë
Një përqafim për fundin e vitit akademik, ndërkohë që brenda kinemasë Marubi studentët dhe prindërit ndjekin rezultatin e punës 1-vjeçare. Nëntë filma të shkurtër nga studentët e kinemasë së tre viteve në Akademinë “Marubi”.
Është aq kollaj t’i zgjedhësh për subjekt lypësit, romët e shitësit ambulantë. Studentët e filmit bien shpesh në këto zgjedhje të lehta në dukje por të vështira për t’u trajtuar. Silvio Spahiu student i vitit të dytë ruan ekuilibrin që brenda zhanrit të reportazhit të ndërthurë informacionin vizual, humorin me dinjitetin e personazheve realë.
Jo çdo student, për më tepër në punën e tij të parë, ia del të shkruajë një fikshën të besueshëm. Irdit Kaso po, me historinë “Djali i violinës”. Çudia e Irditit me këtë përvojën e parë është që ai ka zbuluar aftësi të reja te vetja.
Dy breza, dy jetë në rrjedha krejt të ndryshme që përplasen keq. Historia që kërkon të tregojë Ishela, stundentja e vitit të dytë, kërkonte akoma punë dhe qartësi.
Produksionet e shkollës kanë ndonjëherë mundësinë të ballafaqohen në festivale të filmit studentor.
Është akoma periudhë formimi, përgjimi, po edhe eksperimentimi. Përzier me këto edhe pasiguria për drejtimin që do të marrë pasioni i tyre për kinemanë.