E Diel, 1 Nëntor 2026

Histori prekëse nga Australia, çifti luftoi terroristët në Sidnei por u vranë duke u përqafuar me njëri-tjetrin (VIDEO)

Historitë nga sulmi terrorist në plazhin Bondi të Sidneit që la 16 të vdekur vazhdojnë të jenë prekëse.

Një çift i cili u përpoq të çarmatoste 50-vjeçarin Shaheen Akram  përfunduan të vrarë teksa ishin të përqafuar në trotuar.

Në video, 69-vjeçari rus Boris Gurman shihet duke e shtyrë Akramin dhe i merr armën.

Por, fatkeqësisht, përpjekja e 69-vjeçarit dështoi,  pasi terroristi 50-vjeçar qëlloi dhe vrau si Borisin ashtu edhe gruan e tij 61-vjeçare, Sofian. Sipas mediave australiane, çifti heroik jetonte në Bondi të Australisë dhe kishte një djalë rreth të 30-ave.

New footage shows couple tackle and briefly disarm Bondi Beach terrorist before being killed

Video shows a couple disarming one of the terrorists with their bare hands before being shot dead; Israel warns of copycat attacks as year end celebrations approach in Europe
***
Newly… pic.twitter.com/KFqSlqYA1y

— Ynet Global (@ynetnews) December 16, 2025

Burime pranë familjes thanë se Boris dhe Sofia po përgatiteshin të festonin 35-vjetorin e martesës në janar.

“Borisi dhe Sofia kishin jetuar në Bodni për vite me radhë, duke e dashur komunitetin dhe jetën që kishin ndërtuar atje. Ata ishin njerëz të sjellshëm, të fortë dhe bujarë, të përkushtuar ndaj familjes së tyre. Mungesa e tyre lë një boshllëk që nuk mund të mbushet”, tha familja Gurman në një deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›