Rama: Absurde mos japësh informacione kur kërkohen, krijon një sens dyshimi dhe atmosferë konspiracioni

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias, për një bilanc vjetor e për problemet që kërkojnë adresim.
Në fjalën e tij, kryeministri e konsideroi si një fakt absurd, mos dhënien e informacioneve që kërkohen nga qytetarë apo pjesëtarrë të medias.
Sipas Ramës, mosdhënia e përgjigjes, krijon sens dyshimi dhe atmosferë konspiracioni sikur çfarë ka mbrapa informacionit.
“Duke iu referuar indeksit të transparencës, Shqipëria ka bërë një kapërcim prej 5%, jemi 10 pikë mbi mestaren rajonale.
Pavarësisht progresit të bërë, jemi poshtë. Natyrisht që po të shikojmë sa poshtë ishim, jemi shumë më lart. Kjo e dyta është një burim motivimi për ne, që ta ngrejmë vendin më lart. Mendoj që ngurimi për të ndarë me këdo që kërkon informacione që janë fakte administrative është fakt absurd, sepse vetëm pengon sesa mbron. Kjo krijon një sens dyshimi dhe atmosferë konspiracioni sikur çfarë ka mbrapa informacionit”, tha Rama./vizionplus.tv