Historia e Italisë nga origjina në ditët tona
Botues: Dituria, përkthyen: Asti Papa, Sonila Kora, Nasi Lera, Mariana Ymeri
Histori, 968 f. 1500 lekë
Studiuesve të historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo mos ndoshta nga gjysma e dytë e shek. XVIII, kur nis të lulëzojë stina e madhe e lëvizjes për bashkim kombëtar? Historiani Pierre Milza ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe e ka vënë gadishullin protagonist të historisë që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit.
