E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e dhimbshme e Tatianës

02/04/10 01:35

Ndërsa disa luajnë, Tatiana diskuton me Seldin dhe Domenikën lojën e tyre për 1 Prillin. Ajo u kujton atyre se sa herë ajo bashkë me të tjerët u përpoqën që ti gjendeshin pranë në këto momente të vështira, pa e ditur se ishte lojë, edhe pse kishin dyshime. Domenika ia kthen se kishte momente që ndjehej keq që po i mashtronte, por loja duhej cuar deri në fund e nuk mund të tërhiqej në një pikë ku të gjithë po e besonin se ishte e vërtetë. Domenika tregon se edhe kur ishte vetëm me Seldin, ata për këtë gjë flisnin dhe e trajtoni situatën sikur të ishte e vërtetë, që të dukej sa më reale. Tatiana duket serioze e deri diku e prekur dhe shprehet se ata nuk mund ta dinë vërtetë se si ndjehesh në një situatë të tillë. Sikurse edhe Manal, Seldi dhe Domenika binden se ajo duhet ta ketë kaluar një histori të tillë në jetën e sajë e këtë bindje ia shprehin hapur. Tatiana fillon të rrëfejë se edhe në letrën që ka shkruar, tregon këtë pjesë të jetës së saj që askush nuk e di. Ajo mendon që tua tregojë edhe dy banorëve dhe nis të rrëfejë istorinë e saj të dhimbshme për një shtatzani të padëshiruar që i kishte ndodhur ndërsa ishte 17 vjece. Ajo tregon se mendimi i parë sapo mori lajmin, ishite që të abortonte, nisur nga kushtet në të cilat jetonte, moshën minorene dhe pa babain e fëmijës pranë, por që mjeku nuk e lejoi. Tatiana tregon se pati probleme me shtatzaninë dhe duke bërë lindje të parakohshme, fëmija nuk arriti të jetonte. Ajo ndjehet në faj për këtë histori, pasi nuk është kujdesur mjaftueshëm për veten, edhe pse në fillim nuk e dinte këtë gjë. tatiana tregon se tashmë, pas kësaj historie, është bërë pjesë rutinë e jetës së saj që të kujdeset për veten, të bëjë kontrolle të herë pas hershme e të mbrojë veten nga shtatzanitë e padëshiruara apo edhe të mos ketë më vese të tilla si pirja e duhanit apo alkoolit . Të dyja vajzat fillojnë të flasin për metodat e ndryshme që mund të përdoren për planifikimin familjar. Tatiana i rikthehet sërish bisedës dhe historisë së saj dhe tregon se babai i fëmijës dhe familja e tij, nuk e dinë pasi kushtet ishin të atilla që nuk mund tia tregonte, madje edhe vetë e kishte harruar deri tani, që iu rikthye në mendje nga loja e Domit dhe Seldit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›