E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjahtarët:Zbukurojmë por nuk gënjejmë shumë

Në këtë sofër gjuetarësh po zhvillohet Festivali mbarkombtar i Gënjeshtrave mbi kafshët, shpezët dhe peshqit. Këtu pothuajse çdo gjë fluturon, lundron dhe vrapon mund të përdoret si ushqim pas shenjës së gjahut.
Mjeshtria e rrenave apo hiperbolizimit të realitetit bën të shpërthejnë të qeshurat natyrshëm mes personazheve të disa brezave që nga më i vjetri Rrapi Mici e deri tek peshkatari me grepin e humorit tiranas Arben Mircej.
Në festën shqiptare të Gënjeshtrave, 1 Prilli i gjen gjahtarët me një fantazi që ia kalon realitetit.Peshkatarët dhe gjahtarët që gënjeshtrën e kanë profesion na habisin me historitë e tyre që ngjajnë me bëmat e Baronit Munhauzen. Gënjehet para, gjatë dhe pas gjuetisë dhe peshkimit dhe çudirat ndodhin vërtet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›