Historia e dy lesbikeve, favorite për Palmën e Artë në Kanë
Një histori intime e dashurisë në mes të dy vajzave të reja ka marrë një furi vlerësimesh në Festivalin e Filmit në Kanë.
Nën regjinë e regjisorit francez Abdellatif Kechiche, filmi Blue is the Warmest Color ka tronditur disa kritikë me skenat e seksit.
BBC citon ata të kenë thënë se filmi përmban skenat më shpërthyese të seksit lesbik, të cilat mbahen në mend.
Filmi është favorit për të fituar Palmën e Artë të dielën.
Por, njohës të kësaj fushe kanë spekuluar se ai do të duhet të redaktohet për të siguruar shpërndarjen në kinema.