Benites te Napoli, programon revolucion në skuadër
Rafa Benitez është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën e Napolit. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane të cilat theksojnë se pas takimeve të djeshme mes menaxherit të tij dhe drejtuesve të Napolit është arritur një marrveshje ku tekniku spanjoll do të nënshkruajë për dy vjet ndërsa do të përfitojë një shumë prej 3.5 milion eurosh. Kjo marrëveshje e arritur në pasditen e djeshme pritet që të zyrtarizohet nga ana e të dyja palëve por pasi De Laurentisa dhe Benitez të takohen persoanlisht nesër në Londër ku do të jenë të pranishëm në finalen e Champions Leage e cila do të luhet në Uembli.
Me zyrtarizimin përfundimtar të teknikut të bluve në krye të stolit Napoli pritet të nisë një revolucion i vërtetë në merkaton e verës. Me mbërritjen e teknikut spanjoll moduli i lojës parashikohet të kalojë në 4-2-3-1 dhe për këtë duhen bërë disa goditje në merkato. Sipas asaj që raporton sot e përditshmja Italiane ” La Gazzetta dello Sport”, në mbrojtje kërkohet Thomas Vermaelen, mbrojtësi belg i Arsenal, për të cilin duhen paguar plot 10 milionë euro. Ky i fundit ka shprehur dëshiren për tu larguar nga Topçinjtë dhe Napoli mund të ishte destinacioni i ardhshëm
Në mesfushë Benitez kërkon ish lojtarin e tij te Liverpool, brazilianin Lucas Leiva, i cili është kërkuar edhe më parë nga Napoli. Ndërsa në sulm pas bomberit kryesor të skuadrës Napoletane mund të zërë vend fantazisti i Torinos Alessio Çerçi.
Sulmi i të kaltërve me ardhjen e Benitez do të varet shumë edhe nga lëvizja e Cavanit. Nëse uruguajani vendos të largohet atëherë Aurelio De Laurentis ka tre alternative për ta zëvendësuar. I pari është që mund ti bashkohet skuadrës është sulmuesi i preferuar i Bentiz, Fernado Torres i cili mund të ndjekë gjurmët e teknikut të tij. Ndërsa pas tij vinë edhe dy emra të rëndësishem në këtë repart siç janë Edin Dzeko dhe Mario Gomez. Të dy këta të fundit ndiqen prej kohesh nga skuadra e De Laurentis. Presidenti Napoletan i ka idetë e qarta për tu rikthyer favorite ndërsa duhet pritur firma e Benitez dhe miratimi i tij që stafi drejtues të hidhet në sulm për të siguruar lojtarët e përmendur më sipër.