Historia e pabesueshme e dy binjakeve me të njëjtin trup (FOTO)
Kur Abigail dhe Brittany Hensel lindën, mjekët u dhanë prindërve të tyre shumë pak shpresa për mbijetsë. Kjo, për faktin se binjaket kishin lindur me një trup, por me koka të ndryshme.
Por, historia e pabesueshme e dy motrave vijoi dhe tashmë ato janë 22-vjeç dhe madje kanë arritur që të diplomohen.
Binjaket tashmë janë bërë të famshme në të gjithë botën, ndërkohë që ato kanë zhvilluar një tur pushimesh nëpër Europë, bashkë me miqtë e tyre.
Edhe pse në një trup, ato kanë bërë dhe bëjnë të njëjtën jetë me bashkëmoshatarët: shkollë, shopping, pushime etj. Kush do ta kishte menduar këtë gjë pas lindjes së tyre?!











