Historia në Blood in My Hands, një film për luftën e Kosovës
ai njihet për guximin e tij për të punuar në zonat më të rrezikshme të luftës. Në vitin 1999, ai udhëtoi për në Shqipëri dhe filloi punën si mjek në Spitalin e Kukësit, që u bë qendra kryesore e mjekimit dhe rehabilitimit fizik të luftëtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë periudhës së luftës, Craig bëri dhjetëra operacione duke shpëtuar luftëtarë dhe civilë shqiptarë. Ai mori pjesë edhe në patrulla të UÇK-së që depërtonin përtej vijës serbe dhe u bë dëshmitar i masakrave të kryera nga ushtarakët dhe paraushtarakët serbë. Libri Blood in My Hands që përshkruan rrethanat tragjike të luftës në Kosovë dhe përvojat personale të mjekut që vendosi ti bashkohej UÇK-së ka pasur sukses ndërkombëtar dhe po botohet në disa vende të botës.