Xhepa: Qeveria të tregohet e kujdesshme për amnistinë fiskale
që edhe në teorinë ekonomi njihet si dëmtimi moral, pra i dekurajimit të pjesës së shëndoshë, të pjesës së shoqërisë e cila respekton detyrimet e veta ndaj shtetit, respekton detyrimet e veta ndaj Sigurimeve Shoqërore, Sigurimeve Shëndetësore dhe për rrjedhojë është bërë pjesë e këtij sistemi. Në përgjithësi shoqëritë nuk i përkrahin dhe nuk i përkrahin dhe nuk mbështesin në këndvështrimin moral fenomene apo procese të tilla tha Xhepa. Por për zotin Xhepa kundërshtimi i një amnistie të plotë fiskle ka edhe argumenta financiarë. Sipas tij një amnisti mund të shpallet vetëm kur sektori informal dominon mbi ekonominë formale të një vendi. Ka ekzagjerime nga mbrojtësit e teorisë së amnistisë fiskale në përfitimet e rëndësishme që do na siguroka amnistia fiskale tha Xhepa. Me gjithë argumentet që sjell zoti Xhepa është ndër të paktët që e kundërshton amnistinë fiskale. Propozimi që ka bërë komuniteti i biznesit për një amnisti të plotë fiskale në parim ka marrë edhe mbështetjen e ministrit të financave.