E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Historike! Shqiptarja shpallet më e bukura e Tokës, Drita Ziri në Vizion Plus: Nuk ndryshoj asgjë te vetja

Për herë të parë një shqiptare ka fituar Miss Earth. Ajo është Drita Ziri, 18 vjeçarja me sy të shkruar dhe plot ëmbëlsi. Drita u kurorëzua “Miss Earth 2023” mbrëmjen e së premtes, (22 dhjetor), në Vietnam.

Një prej femrave më të bukura shqiptare sot ka arritur të shkëlqejë këtë konkurs që është një prej konkurseve më të mëdha ndërkombëtar të bukurisë.

Në mesin e 85 vajzave nga e gjithë bota, Drita, ashtu si dhe vetë emrin e ka, si dritë, u shpall “Mis Earth 2023”. Falë saj Shqipërinë fiton për herë të parë një kurorë në një garë kaq të madhe bukurie.

E ftuar pak javë më parë në “Living Room”, në Vizion Plus, Drita tha se ndjen një përgjegjësi shumë të madhe për të përfaqësuar Shqipërinë para gjithë botës.

Por e ardhur nga Miss Shqipëria dhe Miss Globe, Drita u shpreh e sigurt për pjesmarrjen e saj në “Miss Earth”.

“Po shkoj në Miss Earth ta shijoj. E sigurt në veten time. Unë duhet ta di që jam mirë për këtë që po bëj dhe nuk duhet të ndryshoj asgjë nga vetja për të arritur diçka më tepër”, u shpreh Drita Ziri./vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Miss Earth (@missearth)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›