E Diel, 1 Nëntor 2026

Historiku i pallatit në pajë i Linda Bashës, histori abuzimesh, të firmosura nga Edi Rama

31-01-2013 / Gazeta 55

Si u shmangën nga trashëgimia, familjarët e Muharremit, xhaxhait të Linda Bashës. Dyshimet dhe makinacionet me ndihmën dhe emrin e investitorit “2 T”, si dhe përfshirja e drejtores së bashkisë, Rudina Zoto. Të gjitha faturat janë në emër të firmës “2 T”, deri edhe fatura e aplikimit për shërbimin e regjistrimit të pallatit me 11 njësi në ZRPP-në e Tiranës




Mashtrimet dhe abuzimet me ndërtimin e pallatit të familjarëve të Linda Bashës, bashkëshortes së kryesocialistit Edi Rama, kanë një të kaluar të hershme. “Viktima” të këtij mashtrimi dhe abuzimi kanë rënë jo vetëm institucionet shtetërore shqiptare, por edhe një pjesë e familjarëve të tjerë, që janë shmangur me makinacione të ulëta, nga e drejta e trashëgimisë, fillimisht mbi truallin dhe më pas edhe mbi pallatin.



Ndërsa familjarët e tjerë të trashëgimtarëve Basha, nuk besohet se kanë shanse për të përfituar ndonjë “kockë” nga “pallati në pajë” i Linda Bashës, pronarët e tij, duket se i pret një ballafaqim me prokurorinë, për justifikimin e tyre për ndërtimin e një pallati pesë katësh, me pensione dhe të ardhurat nga vetëpunësimi..., pa folur për anën ligjore të lejes së ndërtimit




Shmangia nga trashëgimia e familjarëve të Muharremit, xhaxhait të Linda Bashës



Ismail Basha (gjyshi i Lindita Basha (Xhillari ose Rama) në vitin 1935 mësohet se kishte blerë 455.7 m2 tokë, në rrugën “Qamil Guranjaku”. Në vitin 1946 ai shiti 216 m2 tokë dhe i mbetën 239.7 m2. Në vitet ‘70 bie plani dhe toka kthehet në lulishte për pallatet që u ndërtuan ku u sistemuan edhe pronarët e tokës. Në vitin 1995 Komisioni i Kthimit të Pronave ia kthen tokën prej 239.7 m2 familjes Basha. Pas kësaj historie të shkurtër të “fatit” të pronës së familjes Basha, fillojnë edhe makinacionet dhe bërrylat e më të fortëve, ndaj më të dobëtëve.



Ismail Basha (gjyshi i Lindita Basha (Xhillari ose Rama) kishte tre djem, Muharremin i cili mësohet se ka ndërruar jetë, Hasanin njëri prej bashkëpronarëve të pallatit dhe Sulejmanin babai i Linda Bashës), i biri i të cilit, Fatmiri (njëherazi vëllai i Linda Bashës), është bashkëpronari tjetër i pallatit.



Meqë në se Muharremi, njëri xhaxha i Lindës nërron jetë, djalin e tij e nxjerrin jashtë trashëgimie. Për pasojë, babai i Lindës (Sulejmani) dhe xhaxhai (Hasani) i marrin tokën. Indirekt, në këtë “lojë përjashtuese” nga trashëgimia, futet edhe Edi Rama. Në vitin 2005 Edi Rama firmos lejen për shesh ndërtimi (Vendimi KRRT Nr. 354, datë 28. 06. 2005, e protokolluar me Nr. 286 Prot. datë 26. 09. 2005) në lulishten mes pallateve për babnë dhe xhaxhnëe gruas së tij (të ardhshme) ndërkohë që katër vite më pare kish anuluar leje ndërtimi në faqe kallkan për një familje të vjetër të Tiranës për cenim të nenit 62 të urbanistikës. Në vitin 2006 djali i xhaxhait të Lindës (Muharremit), hedh në gjyq xhaxhallarët e tij (Hasanin dhe Sulejmanin, babanë e Lindës) për vjedhje prone përmes përjashtimit të padrejtë nga trashëgimia. Po në vitin 2006, ndërkohe që pronësia e tokës ishte në gjyq, sërish shfaqet Edi Rama, i cili këtë herë, jo vetëm që “i jep një dorë” flakjes së të birit të Muharrem Bashës nga trashëgimia, por jep edhe lejen e ndërtimi (Vendimi KRRT Nr. 27, datë 21. 03. 2006, e protokolluar me Nr. 324 Prot. datë 31. 07. 2006) në emër (për çudi) të firmës “2 T”, për objekt 3 + 1 kat nëntokë, në lulishten mes pallateve, pronë e babait dhe xhaxhait të gruas së tij. Këtu ka një artificie, që lë vend për dyshim dhe hetim, lidhur me kalimin e trashëgimisë së pjesës së tij, nga babai i Linda Bashës (Sulejmani) te i biri i tij (Fatmiri). Sipas “letrave”, babai i Lindës i ka dhënë pjesën e tij takuese të tokës së tij të birit, “i gënjyer” me një garazh..., kur të ndërtohej pallati... Ndërkohë që edhe çështjen gjyqësore me nipin për pronën e vjedhur, dy xhaxhallarët, mësohet se e kanë mbyllur me mirëkuptim, ku siç duket, me shumë gjasa, e kanë paguar në të holla pasi nuk figuron pronar i asnjë prej 11 njësive të pallatit.




“Pallati në pajë”, dyshimet dhe makinacionet me ndihmën dhe emrin e investitorit “2 T”



Leja e ndërtimit për “pallatin në pajë” të Linda Bashës, si në vitin 2006 dhe në vitin 2008, (çuditërisht), janë lëshuar për kompaninë 2 T qoftë si ndërtuese dhe qoftë si investitorë, në truallin, tashëm të trashëgimtarëve të mbetur Sulejman e Hasan Basha. Pas ndërtimit të pallatit, dhe një muaj pas humbjes së zgjedhjeve nga dhëndri Edi Rama, në qershor-korrik të vitit 2011, e gjithë Bashkia e Tiranës mobilizohet për të regjistruar pallatin në pajë.



Fillimisht, Sonila Qato, drejtoresha e përgjithshme e Kontrollit të Zhvillimit Urabnistik të Territorit, në Bashkinë e Tiranës, me autorizim të Edi Ramës, nxiton, plotëson dosjen dhe firmos lejen e shfrytëzimit (Nr. 3888/1 Prot., datë 07. 06. 2011) të objektit, megjithëse në bashki, ende nuk ishte dorëzuar projekti i detajuar teknik kur u lëshua leja e tretë në dhjetor të vitit 2008. Ndërkohë, Rudina Zoto një tjetër drejtoreshë (jo e përgjithshme), por e Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik (me shkresën Nr. 4145/1 Prot., datë 05. 07. 2011), njofton ZRPP-në e Tiranë se investitor i objektit nuk ishte shoqëria 2 T siç ishte shkruar dhe vulosur nga vetë bashkia në vitin 2006 dhe vitin 2008, por ishin xhaxhai pensionist dhe kunati i vetëpunësuar i Edi Ramës. Ndërkohë, që me gjithë pretendimet e Rudina Zotos, nuk ka asnjë faturë të vetme të paguar nga xhaxhai pensionist (Hasan Basha) apo i vetëpunësuar (Fatmir Basha), kunati i Edi Ramës për pallatin pesë katesh (4 + 1 nëntokë). Të gjitha faturat, janë në emër të firmës 2 T. Deri edhe fatura e aplikimit për shërbimin e regjistrimit të pallatit me 11 njësi në ZRPP-në e Tiranës prej 16 400 lekësh e ka kryer shoqëria 2 T (e përfaqësuar nga Ferzilet Hajdëri) më datë 15. 07. 2010. Ndërkohë që po shoqëria 2 T (e përfaqësuar nga Ferzilet Hajdëri) kreu deri edhe pagesën e taksës së pullës prej 5000 lekësh me 16. 06. 2011, pra 1 muaj pas humbjes së Edi Ramës.



“Pallati në pajë”, të cilit iu shtua një kat, falë “zemërgjerësisë” së Edi Ramës





Ndërkohë që pas sigurimit të lejes së ndërtimit, fillon ngritja e pallatit, rrugës, pronarëve të tij, “u shtohet oreksi” për një kat më shumë. Kush më mirë, se Edi Rama, mund “ti ngopte” edhe me një tjetër kat, trashëgimtarët e mbetur, familjarë të Linda Bashës, gruas së ardhshme të kryesocialistit, ish-kryebashkiak i Tiranës.



Në dhjetor vitit 2008 (Vendimi KRRT Nr. 284, datë 27. 12. 2008), Edi Rama amendon lejen e ndërtimit, ku përveçse “tolerimit” për disa ndryshime në fasadë, ju njeh të drejtën e shtimit edhe me një kat (papafingo), pronarëve të pallatit.



Dyshimet në dhënien e kësaj leje, tashmë të amenduar, nuk qëndrojnë në faktin se përfitues të saj ishin familjarët e gruas së ardhshme të Edi Ramës, por se dhënia e saj, nuk shoqërohej me asnjë plan vendosje apo projekt konstruktiv siç e kërkon ligji.




Veprat penale:


1. Vjedhje pronë ndaj nipit nga babai dhe xhaxhai i Lindita Basha-Xhillari-Rama


2. Shkelje e Nenit 62 të Ligjit 8405 për Urbanistikën.


3. Shkelje e ligjit të konfliktit të interesit.


4. Shpërdorim detyre qoftë për amendim leje ndërtimi pa shoqëruar me dokumentacionin e saktë dhe qoftë për caktimin e investitorit në kundërshtim me dokumentin e shkruar dhe vulosur nga vete bashkia.


5. Gjobëvënie e pastër ose Pastrim parash (një pallat 900 m2 me 11 njësi të regjistruara në emër të xhaxhait pensionist dhe kunatit të vetëpunësuar të Edi Ramës që nuk tregojnë dot një faturë të paguar nga ata).


...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›