E Diel, 1 Nëntor 2026

Holtkemper: Jugu i Shqipërisë këtë vit furnizim me energji pa ndërprerje - projekti me vlerë 49 milionë euro

31-01-2013 / Gazeta 55

Në muajin shkurt do të nisë ndërtimi i linjës unazore 110 kv te furnizimit me energji të Jugun e Shqipërisë.  Ky është një nga projektet më të mëdha të financuar për Shqipërinë nga Gjermania.
"Gjermania mbështet ndërtimin e linjës 110 kV- të energjisë në Jugun e Shqipërisë me një kredi prej 49 milion Euro. Ky është një nga projektet më të mëdha të asistencës financiare në historinë gjermano-shqiptare. Punimet e kësaj linje do të nisin në mesin e muajit shkurt dhe pritet të përfundojnë brenda vitit. Nga kjo linje energjetike do të përfitojnë qindra mijëra qytetarë shqiptare dhe biznese falë furnizimit me energji elektrike”, u shpreh ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Myler Holtkemper. 
Projekti do të realizohet nga Kompania fituese e ndërtimit të kësaj linje Energoinvest  e cila nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Operatorin e Sistemit të Transmetimit.
Drejtori i OST Arben Ibro u shpreh se ndërtimi i linjës 110 kv në Jugun e Shqipërisë do të ketë një impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit.
Drejtori i Enrgoinvest ka premtuar se projekti do të përfundojë brenda aftit të përcaktuar.
“Është nder për ne që kemi fituar këtë tender me një konkurrencë kaq të madhe nën kujdesin e qeverisë gjermane. Në këtë projekt do të bashkëpunojnë edhe kompani shqiptare. Do të përpiqemi që së bashku ta kryejmë sa më parë këtë projekt”, vlerësoi drejtori, Enes Cengic 
Punimet për ndërtimin e linjës janë ndarë në dy lote. I pari përfshin linjën bregdetare Sarandë-Vlorë me një gjatësi prej 105 km ndërsa loti tjetër do të kalojë në pjesën lindore të Shqipërisë, Korçë, Përmet Tepelenë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›