E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historiku/Rama, një burrë që urren gratë

10-11-2011 / Nga Lavdrim Lita

Kur Edi Rama flet për të drejtat e grave dhe mbi rolin e saj vend të vjen të mbyllësh veshët me duar. Të hapësh gojën dhe të vjellësh. Të mbyllësh sytë dhe të kujtosh marrëdhëniet e tij me partnerët e ndryshëm gjatë jetës së tij adulte. Edi Rama gjysmën e jetës së tij e ka kaluar (22 nga 47 vjet), duke qenë jo aq në qendër, se sa protagonist i marrëdhënieve të tij, jo për tu marrë shembull, me femrat e jetës së tij.
Kuptohet vetiu historia e parë publike që përfundoi me kurorë i takon një kohe të largët mesit të dytë të viteve 80, kur studenti i Institutit të Arteve dhe basketbollisti i Dinamos së Tiranës, filloi të shoqërohej në  bulevardin e Tiranës nga një femër shumë më e njohur se sa ai vetë, një aktore disi të suksesshme të kinematografisë shqiptare, Matilda Makoçin. Studentë të Institutit të Arteve ai për pikturë dhe ajo për aktrim, Edi Rama dhe Matilda Makoçi e shpallën martesën e tyre me 4 korrik të vitit 1986 dhe që nga ajo kohë pa ndonjë ceremoni të madhe filluan të jetojnë bashkë.
Lidhja e cila kaloi për atë kohë, me komente të ndryshme, nuk zgjati as katër vjet e gjysmë. Në vitin 1991, bashkëshortët Rama-Makoçi, divorcohen në rrethana jo shumë të qarta, që u pasuan nga një gjyq i tensionuar në fillim të vitit 1991 dhe që është përfolur gjatë më pas në karrierën politike të Edi Ramës. Para ca vitesh një e përditshme shqiptare botoi me shkronja të mëdha në faqe të parë vendimin e gjyqit dhe aludonte se Edi Rama kish mohuar atësinë e djalit e tij. Seanca të ndryshme gjyqësore do të zhvilloheshin, derisa në vitin 2000, ndërsa Edi Rama gjendej në zyrën e Ministrit të Kulturës, Gjykata do të vendoste ta detyronte atë të paguante ndihmën financiare për të birin e tij. Që nga ai vit edhe Gregori ka shansin të përfitojë, pas 9 vitesh, një përkujdesje më shumë nga babai i tij “legjitim”, paçka se nëna e tij, kish sakrifikuar shumë më shumë se sa sakrificat normale. Ngjarjet deri para divorcit, por për më tepër rrjedhja e tyre pas divorcit, ishin shumë të dhimbshme për Matildën, që pësoi një neurozë shkatërruese, jo aq të karrierës së saj, se sa shëndetësor.
 I divorcuar në rrethana jo shumë të qarta nga Matilda Makoçi, në fillim të vitit 1991 Rama filloi të shfaqej shpesh në publik në shoqërinë e Delina Fico, një pedagoge e re Fakultetit të Histori – Filologjisë. Edhe marrëdhënie e tyre u kurorëzua përmes martesës pak kohë më vonë. Edi Rama dhe Delina Fico jetuan bashkë për një periudhë kohe thuajse 6-vjeçare, sa në Tiranë, Paris apo/dhe Gjermani. Asnjëherë nuk është mësuar se përse martesa e tyre mori fund. Dhe kësaj radhe “ndarja” qe në rrethana jo fort të qarta. Ndërkohë zërat për një sjellje të dhunshme psiko-fizike të Ramës me femrat kishin furnizuar me material bisedat e kafeneve. Megjithatë ndryshe nga ajo me Matilda Makoçin, që u përfol gjatë në gjykata dhe në media martesa me Delina Ficon u zgjidh “normalisht” me mirëkuptimin e të dyve.
Në prill të vitit 1998 kur mbërriti në Tiranë pas vdekjes së Kristaqit dhe ofertës së kryeministri Fatos Nano për të qenë në krye të MTKRS-së, Edi Rama shoqërohej nga një antropologe gjermane, e quajtur Caroline Hornstein, me të cilën ishte njohur në Paris afro një vit më parë. Historia e tyre ishte publike dhe në maj të vitit 1998 Caroline Hornstein u vendos në Tiranë për të jetuar me Edi Ramën. Nuk dihet se si marrëdhënia mes tyre bashkë me dasmën e pritshme mbaruan në gushtin e vitit 1999. Dhe kjo lidhje u zgjidh në rrethana jo fort të njohura. Kishte zëra për një mospërputhje karakteresh. Kundërshtarët politikë ia përmendnin gjithmonë paqëndrueshmërinë e tij në jetën private, cka duket ndikonte në jetën publike. Për të plotësuar këtë boshllëk sipërfaqësor, Edi Rama shfaqet në vjeshtën e 1999 me një prezantuese të njohur televizive, 11 vjet më e vogël sesa ai. Partnerja e radhës u shfaq në videoklipin “Tirona” të Edi Ramës realizuar në vitin 2003.  Dhe këtu zërat flasin për një zënkë të fortë tek restorant Piaca. Dy ambasadorë të vendeve fqinje u lemerisën kur panë partneren e Ramës me një shami të gjakosur teksa përpiqej të mbulonte vragën. Tre vjet më pas, d.m.th. pas konsumimit të një marrëdhënie jo fort paqësore, çifti u nda. Afërmendsh, në rrethana jo fort të qarta. Lajmi u bë publik në media në prag të fushatës elektorale të vitit 2007; dhe po ashtu siç u bë publik lajmi për lidhjen dhe martesën e radhës me Lindita Bashën. Kësisoj Edi Rama u kurorëzua për herë të tretën, këtë radhë me Linda (ex-Xhillari) Basha (Rama), përmes një ceremonie kokteji në një prej lokaleve periferike të kryeqytetit, ku sipas zakonit janë kryer ritet tradicionale, por krejt ndryshe nga një martesë normale. Dhe kjo vjen nga komplekset e pa-anashkaluara të Edi Rama, familjes së tij dhe rrethit të miqve.
Në fund duhet thënë se Linda Xhillari me gjithë bukurinë e saj nuk është më e bukur se Rudina Magjistari, Linda Basha me gjithë diturinë e saj nuk është më e zgjuar se Delina Fico, Linda Rama me gjithë pozat e saj prej besnikeje nuk është më aktore se Matilda Makoçi, prandaj ajo është tentativa e fundit e Ramës për t’u dukur normal. Meqë, merret vesh, se familja për Ramën është një aksesor.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›