Hitaj: “Asnjë klub nuk ka sjellë federimet”

Kur duhen edhe pak ditë nga fillimi i kampionatit të kategorisës superiore, në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) nuk ka filluar regjistrimi I lojtarëve. Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Hito Hitaj, tha se "asnjë nga 12 skuadrat e kategorisë superiore nuk ka federuar lojtare në FSHF. Klubet kanë kohë deri në datën 20 gusht, pra 5 ditë përpara fillimit të kampionatit, që të regjistrojnë futbollistët që do të kenë në përbërje për sezonin e ardhshëm". Sipas tij, vetëm për futbollistët qe vijnë nga jashtë do të tolerohen federime deri në 31 gusht. "Klubet duhet të shpejtojnë dhe të respektojnë afatet kohore ashtu sic u është bërë e ditur, pasi në të kundërt, nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi", tha Hitaj. Federata Shqiptar e Futbollit ka organizaur sot seminare me perfaqsuesit me te larte te klubeve te futbollit Shqiptar. Ne kete seminar ka marre pjese Presidenti I FSHF-se, Z.Armand Duka I cili se bashku me Zv.Presidentin Bujar Kasmi dhe Sekretarin e Pergjithshem te FSHF-se, Roland Mici kane drejtuar keto seminare pune . Ne keto mbledhje jane pasqyruar qarte direktivat e UEFA-s per Licensimin e Klubeve dhe kriteret qe vete klubet duhet te permbushin . Presidenti Duka ka theksuar ne kete takim se ka ardhur koha qe klubet te arrijne standaret nderkombetare nga ana ligjore por edhe organizative pa harruar infrastrukturen . Sektori I Licenimit ne FSHF u ka derguar klubeve formularet dhe kriteret me qellim qe klubet ti plotesojne ato brenda afatave te percaktuara nga UEFA. Duhet theksuar fakti se ne kete seminarmerrnin pjese jo vetem donatoret e klubeve por edhe perfaqsuesit e pushtet lokal nga varen vete klubet e futbollit.
Presidenti I FSHF-se duke iu referuar kritereve te Licensimit te Klubeve sqaroi me hollesi per vemendjene vecante qe keta perfqsues te pushtetit local duhet ti kushtojne kritereve te Licensimit per permisimin infrastruktures Ligjore ,organzimin dhe permisimin e kushteve te stadiumeve. Sistemi I zhvillimit te seminarit me nga 4 klube per cdo seminar ka krijuar mundesine bashkebisedimit ne detaj per cdo problem dhe veshtiresi qe mund te hasen ne ecurine plotesimit te kritereve te kerkuara nga UEFA ne Sistemin e Licensimit te Klubeve. Vete perfaqsuesit e klubeve te futbollit jane shprehur te gatshem te bashkepunojne me pushtetin local dhe FSHF-ne , ne menyre qe kriteret e licensimit te plotesohen brenda afateve te percaktuar nga UEFA. Federata Shqiptare e Futbollit ne projektet e saj per vitin 2008 ka si qellim plotesimin e kritereve te Licensimit te Klubeve.Ne kete menyre FSHF po i vjen ne ndihme klubeve me asistence juridike,ekonmike etj. UEFA ne sistemin e ri te Licensimit te Klubeve parashikon qe cdo klub te kete percakruar qarte Statutin e tij, menyren e organizimit dhe kushte optimale te infrastruktures ne stadiumet ku zhvillojne ndeshjet e ekipet e klubit perkates. Ne dy seminaret e zhvilluara sot morren pjese , presidentet e klubeve te Partizanit, Vllaznise, Beses, Elbasanit, sekretaret e klubeve te Dinamos,Vllaznise Seminaret e punes do te vazhdojne edhe diten e neserme me klubet e tjera te futbollit ku do te parashtrohen kriteret e reja te Licensimit te Klubeve 2008-2009.