E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hleb i pakënaqur në Stuttgart

Parashikimet ishin të mëdha kur Alexander Hleb u kthye si huazim në Stuttgart gjatë verës së shkuar.

Por, mesfushori bjellorus dështoi të bëjë ndikim në Mercedes Benz Arena, andaj pritet të kthehet në Barcelonë në fund të këtij sezoni.

Hleb është i pakënaqur në klub dhe ka kërkuar nga trajneri Christian Gross hapësirë më të madhe për lojë.

“Deri më tani Zdravko Kuzmanovic ka dhënë më tepër për ekipin se sa Alexander. Ai (Hleb) është mesfushor ofensivë, por ka shënuar vetëm një gol dhe ka bërë një asistim këtë sezon”, tha Gross.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›