E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargas nuk largohet

Mbrojtësi i majtë i Fiorentinës, Juan Manuel Vargas ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga klubi pas interesimit nga Real Madrid.

Reprezentuesi peruan ka shkëlqyer në klubin toskan pas transferimit nga Catania më 2008. Real Madrid thuhej se është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për Vargasin, mirëpo ai ka theksuar se preferon të mbetet në Fiorentinë.

“Nëse Fiorentina dëshiron të më shesë, atëherë do të largohem. Por, unë kam zgjedhur Fiorentinën dhe nuk dua të largohem nga ky klub”, tha Vargas për La Nazione.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›