Hodgson, zyrtarisht trajner i Anglisë

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka konfirmuar se Roy Hodgson do të jetë trajneri i këtij vendi gjatë katër viteve të ardhshme.
Trajneri 64-vjeçar do të udhëheqë West Bromwich Albion edhe në dy ndeshjet e fundit të sezonit në Premier League dhe pastaj do t`i përkushtohet tërësisht ekipit kombëtar.
Hodgson përndryshe do të fillojë zyrtarisht punën me “Albionët” më 14 maj, gjegjësisht do të debutoj në ndeshje miqësore të Anglisë kundër Norvegjisë në Oslo, katër javë para ndeshjes së parë të Kampionatit Evropian kundër Danimarkës.
Hodgson do të zëvendësojë trajnerin italian Fabio Capello, i cili dha dorëheqje në muajin shkurt të këtij viti. Prej atëherë deri në emërimin e Hodgson, ushtruesi i detyrës së Anglisë, ka qenë trajneri i Britanisë së Madhe, Stuart Pearce.
Gjatë karrierës Hodgson, ndër të tjera, ka udhëhequr ekipet e tilla si Inter, Blackburn, Juventus, Arsenal dhe Liverpool. Përveç kësaj, ai gjithashtu ishte trajner i kombëtares së Zvicrës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Finlandës.