Hoeness: UEFA mbron interesat e italianëve
Presidenti i ekipit gjerman të Bajernit të Mynihut, Uli Hoeness, ka akuzuar UEFA-n lidhur me pezullimin e futbollistit Frenk Ribery për disa ndeshje, përfshi dhe ndeshjen finale për Ligën e Kampioneve.
Bajerni i Mynihut në finale do të përballet me ekipin italian të Interit.
Presidenti i Bajernit tha se UEFA "është e mbushur me Italinë që kanë interesat e tyre", derisa gjermanët janë pak të përfaqësuar dhe kanë "pak mbështetje morale" në UEFA.