E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dielën finalja e Kupës. Fushaj: Synojmë fitoren

Vllaznia do te luaje te dielen kunder Beses ne finalen e Kupes se Shqiperise, nje sfide qe presidenti i skuadres shkodrane Valter Fushaj e ka cilesuar si ndeshjen e sezonit. Ne nje interviste per Alsat, Fushaj ka thene se ekipi i tij eshte i perqendruar maksimalisht per te fituar kete trofe. “Presim me padurim ditën e djelë. Përkushtohemi maksimalisht për ndeshjen e sezonit, për ndeshjen e vitit e cila ka një rëndësi shumë të madhe për ne” tha Fushaj.

Fushaj i ka premtuar skuadres nje premio me 50 milione lek ne rast fitoreje, por sipas presidentit shkodran me shume se parate eshte deshira e futbollisteve per te cuar Kupen ne Shkoder.

“Premio ka pozicionin e vet, por për aq sa i njoh lojtarët e Vllaznisë di të them që nuk është sensi i premios aq shumë. Lojtarët kanë një ego për ta fituar kupën. Shumë prej lojtarëve e kanë marrë para dy viteve dhe besoj se edhe këtë vit duhet të fitojmë Kupën” tha Fushaj.

Finalja e Kupes se Shqiperise mes Vllaznise dhe Beses do te luhet te dilen ne oren 20:30 ne stadiumin “Qemal Stafa”.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›