E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hohmann: Privilegj të punoja për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann u ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE të jenë të përkushtuara e të qëndrojnë pranë Shqipërisë deri në anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

Zonja Hohmann e ka bërë deklaratën e saj të martën ndërsa ka kryesuar takimin e fundit të Shefave të Misioneve të BE në Tiranë​, në prag të 
largimit të saj nga Shqipëria.

“Së bashku, BE dhe Shtetet Anëtare të saj janë të përkushtuara të qëndrojnë pranë Shqipërisë deri në anëtarësimin në BE”, deklaron zonja Hohmann në rrjetet sociale. Ajo ka theksuar se ka qenë një privilegj që të punojë me të gjithë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Ndërsa ka uruar ekipin e Suedisë për punën e shkëlqyer gjatë presidencës, ambasadorja Hohmann është shprehur se marrja e Presidencës së Këshillit nga Spanja vjen në një moment vendimtar për Evropën.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›