E Martë, 3 Nëntor 2026

Holanda dominon çiklokrosin

Kampionati Botëror i Çiklokrosit, që është duke u zhvilluar në Tabor të Republikës së Çekisë, ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Kështu për femra vendi i parë ka shkuar për holandezen Van Empel, e cila ka patur kohën 46’19”. Pas saj në vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë e ka merituar holandezja tjetër Brand dhe medaljen e bronztë e ka marrë një tjetër çikliste holandeze, Pieterse.

Ndërkohë në këtë Botëror, tashmë për të reja, ka konkurruar dhe Nelia Kabetaj, e cila javë më parë ishte medaliste e artë në Kampionatin Ballkanik. Ajo ka zënë vendin e 50-të me kohën 44”41. E diela do të jetë për meshkujt për t’i dhënë fund edicionit të 74-tërt të Botërorit të Çiklokrosit. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›