Lara Colturi jashtë piste

Laura Colturi, përtej pritshmërive, nuk ka mundur të ngjitet në podiumin e medaljeve për herë të dytë në Kampionatin Botëror të të rinjve në Francë. Pikërisht në sllallomin special, Colturi ka mundur të kryejë vetëm rrëshqitjen e parë, të cilën e ka realizuar në kohën 42”41. Më pas në të dytën për fat të keq ka dalë nga pista e për rrjedhojë gjërat nuk kanë shkuar.
Në këtë Botëror ka konkurruar për Shqipërinë dhe Di Kamilo, ndërsa medalja e bronztë e Colturit është një ngushëllim për Federatën Shqiptare të Skive, e cila priste shumë e më shumë prej saj.
Stacioni i radhës për të do të jetë Kupa e Botës në Andorra për të mbyllur një vit të suksesshëm përtej dështimit në Sllallomin Special në Botërorin e të rinjve.