E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda shpërfytyron kuqezinjtë

U-17/ Shqipëria mundet thellë, Teqja pret dy penallti.

Shqipëria U-17 ka humbur thellë në ndeshjen e parë për kualifikimet e Europianit në “elite round” ndaj Holandës, ndeshje kjo që është zhvilluar në vendin e “tulipanëve”. Në fakt, të gjitha takimet e grupit 5, ku bën pjesë edhe Serbia e Irlanda, janë programuar të luhen në Holandë. Dy skuadrat e para të këtij grupi më pas kualifikohen për më tej. Sakaq, në përballjen e djeshme kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç e kanë pasur të pamundur që të rivalizojnë sadopak bashkëmoshatarët holandezë, të cilët jo vetëm që shënuan katër herë në portën e mbrojtur nga Olsi Teqja, por humbën edhe dy penallti të pritura  nga portieri ynë. Pjesa e parë mbaroi me rezultatin 1-0, ndërsa para se të shënohej goli, “tulipanët” humbën një 11-metërsh me anë të De Vilhena. Në pjesën e dytë, tekniku ynë, Mustedanagiç, bëri disa lëvizje, por që nuk sollën asnjë rezultat, pasi vendësit shënuan edhe tre gola të tjerë në harkun e vetëm 6 minutave. Kur gjithçka kishte mbaruar dhe kuqezinjtë nuk po arrin që të bënin qoftë edhe një aksion në portën e holandezëve, vjen edhe penalltia e dytë e akorduar nga gjyqtari finlandez. Gjuan Ake dhe sërish Teqja neutralizon, duke u bërë kështu e vetmja pjesë pozitive e këtij 80-minutëshi (te moshat ndeshjet zgjasin 80 minuta).

Holandë-Shqipëri 4-0
Shënues:
Vloet 37′, 52′, De Vilhena 47′, Haje 49′
Gjyqtarë: Denis Antamo (FIN)/ J.Honkanen (FIN) dhe E.Arevshatjan (ARM)
Holanda: Olij, Anderson, Bazoer, Ake, Hendriks, Haje, Akolatse, De Vilhena (Marinus 65′), Vloet (Huser 75′), Lumu (Sanoh 56′), Voest.
Trajner: Albert Stuivenberg
Shqipëria: Teqja, Jonuzi, Syku, Marku, Sokoli, Vorpsi, Çekiçi, Hakrama, Ymeralilaj (Lokaj 56′), Ymeraj (Borshi 41′), Murati (Beqiri 73′).
Trajner: Xhemal Mustedanagiç

Grupi 5
Dje

Serbi-Irland렠              1-0
Holandë-Shqipëri                4-0
24.03.2012
Serbi-Shqipëri
Irlandë-Holandë
27.03.2012
Holandë-Serbi
Shqipëri-Irlandë

Renditja

Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Holanda    1    1    0    0    3
2. Serbia    1    1    0    0    3
3. Irlanda    1    0    0    1    0
4. Shqipëria    1    0    0    1    0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›