E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandë, kombëtarja falenderon tifozët

“Faleminderit, jeni më të mirët në botë”. është ky mesazhi që kombëtarja holandeze ka bërë për tifozët e saj.

Mesazhi, i publikuar në të përditshmen “De Telegraaf” u drejtohet 500 mijë mbështetësve që ditën e martë mbushën rrugët e Amstërdamit duke pritur me entuziazëm kthimin e skuadrës.

Pavarësisht se Holanda u mund në finale 1-0 nga Spanja, tifozët e pritën atë me nderimet më të larta, ndërkohë që “portokallinjtë” që ndoqën botërorin në Afrikë ishin më të shumtët në numër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›