E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç pëlqehet edhe nga Fergusoni

Merkato

Sezoni i fundit i Ibrahimoviç te Barcelona nuk ishte i kënaqshëm: dritëhijet kanë karakterizuar eksperiencën e tij te Barcelona dhe tashmë zërat e merkato e shikojnë suedezin larg Spanjës. Këto zëra bëhen gjithnjë edhe më insistues. Dhe ja, Mançester Junajtid hyn në garë për sulmuesin suedez. Sër Aleks Ferguson ka ndërmend të blejë një sulmues të kualitetit të lartë, me qëllim për të rimarrë lidership në Angli e në Europë dhe Ibrahimoviç është lojtari i duhur. Por duhet të përballet me konkurrencën e fortë të Mançester Sitit dhe Milanit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›