E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandezi Krujf sulmon Federatën për Van Galin

Zgjedhja e Van Galit si trajner i Kombëtares holandeze vetëm do të kritikohej nga Johan Krujfi, i cili ka një marrëdhënie të acaruar prej vitesh me ish-trajnerin e Bajernit. Legjenda e Barcelonës, në komentin e tij të përjavshëm të Telegraf, e quante të gabuar besimin e kombëtares te njeriu i cili dështoi ta kualifikonte atë në finalet e Botërorit 2002. Nëse zgjedhja e Van Galit është vendim i mirë apo i keq këtë do ta tregoj koha. Shpresojmë që të mos ndodhë dështimi i 2002-shit, kur tulipanët nuk mundën të shkonin dot në finalet e një Botërori. Unë do të preferoja një kandidaturë më të suksesshme për të ringritur futbollin tonë, – u shpreh ish-sulmuesi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›