Al Wasl shkarkon Maradonën
Diego Armando Maradona nuk do të jetë më trajner i Al Wasl. Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi në Twitter mesazhin ku thotë se, klubi tashmë i ka ndërprerë përfundimisht marrëdhëniet me Maradonën.
Legjenda e futbollit argjentinas nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Al Wasl verën e kaluar nga e cila do të përfitonte 34.5 milionë dollarë.
Pibe de Oro ka qenë protagonist i shumë polemikave gjatë eksperiencës së tij të shkurtër në Emirate, përfshirë një sherr me një trajner kundërshtar që i kushtoi tre ndeshje pezullim.
Zëdhënësi i klubit shprehet se, pas takimit të martën në mbrëmje që pati bordi drejtues i Al Wasl, ka vendosur të ndërpres kontratën me Diego Armando Maradona dhe stafit të tij teknik.
Al Wasl nën drejtimin e Maradonës e përfundoj kampionatin në vend të 8-të, ndërsa u eliminua në çerekfinale të kupës.
(ar.ku/BalkanWeb)