E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Holandezi Martin Vander Mei pasagjeri i 10-miliontë në TIA: Me fat që jam në Tiranë

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Holandezi Martin Vander Mei është pasagjeri i 10-miliontë që ka  udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, gjatë vitit 2024.

Në ceremoninë e organizuar sot në ambientet e TIA-s, zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi emrin e pasagjerit të 10-miliontë në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, teksa e mirëpriti holandezin Mei në podium, për t’i dhënë çmimin me këtë rast.

Nga ana e tij, Mei u shpreh se, ndihej me fat që ishte ai pasagjeri i 10-miliontë.

“Jam i nderuar. Është intersante se, unë jam këtu për punë dhe jo si turist. Ju përgëzoj juve dhe të gjithë ata që janë përfshirë në këtë organizim. Jam aktualisht në Tiranë i angazhuar me PNUD-in, për të ofruar trajnime për zyrtarët e zbatimit të ligjit. Unë tashmë jam ndjerë i mirëpritur të vij këtu, por tani unë jam edhe më i nderuar dhe me fat që jam në Tiranë këtë javë, ndaj faleminderit shumë”, tha Mei. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›