Hollanda do të vendosi kufizime ndaj eksporteve të teknologjisë së gjysëmpërçuesve

Qeveria hollandeze ka bërë të ditur se para verës do të vendosë kufizime ndaj eksporetve të teknologjisë së gjysëmpërcueseve për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit, pasi një lëvizje e ngjashme u ndërmorr nga SHBA.
Nga vendimi do të ndikohet edhe prodhuesi i paisjeve të çipave kompjuterik ASML, që është një nga fimrat më të rëndësishme në zinxhirin botëror të furnzimit me paisje të tilla.
Gjysëmpërçuesit, që përdoren nga telefonat celularë dhe deri tek paisjet ushtarake, janë në qendër të një mosmarrëveshjeje mes SHBA-ve dhe Kinës. Ky është një hap i madh, një fitore e vërtetë për SHBA-të dhe një lajm shumë i keq për Kinën.
Marrëdhëniet SHBA – Kinë janë ndërkohë të tensionuara, por ky vendim i qeverisë hollandeze do t’i bëjë gjërat akoma më keq, u shpreh një ekspert për BBC. Masat do të prekin teknologji shumë specifike në ciklin e prodhimit të gjysëmpërçuesve.
Hollanda e konsideron të nevojshme për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare që kjo teknologji të vihen nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur, u shpreh ministrja hollandeze e tregtisë në një letër për ligjvënësit e vendit.
Nën rregullat e reja, kompanieve do t’u duhet të aplikojnë për licensa për të eksportuar teknologji të gjysëmpërçuesve.
Kompania ASML ndërkohë u shpreh se nuk pritet që politika e lincensimit që do të zbatohet nga qeveria hollandeze të kishte një efekt material tek pasqyrat financiare e kompanisë.
Në tetorin e vitit të kaluar Uashingtoni njoftoi se do të kërkonte liçensimin e kompanive që eksportojnë çipa në Kinë duke përdorur mjete apo programe kompjuterike amerikane. SHBA ka nxitur Hollandën dhe Japoninë të ndërmarrin kufizime të tilla.
Ndërkohë, në një dalje për mediat zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze, Mao Ning u shpreh se Pekini ishte kundër planeve të qëverisë hollandeze për kufizimin e ekporteve të teknologjisë së gjysëmpërçuesve.
/ rtsh /