E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vazhdon përplasja Tebas-Laporta, presidenti i La Liga-s sulmon

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka vazhduar sulmet e tij kundër Barcelonës, duke i kërkuar, Joan Laporta, që të mos “shtiret” si  viktimë. Në vazhdën e ‘El Caso Negreira’, Tebas zbuloi gjithashtu se ata i kishin kërkuar UEFA-s që të shqyrtonte këtë çështje. Tebas dhe Barcelona janë përplasur për një sërë çështjesh që kur Laporta u kthye në pushtet, duke përfshirë Superligen Evropiane, kufijtë e pagave në La Liga, marrëveshjen CVC dhe tani rastin Negreira.

Laporta e ka akuzuar Tebas-in se ka një axhendë kundër Barcelonës dhe se ka dëshirë ta shohë të larguar nga pushteti. Megjithatë, përgjigja e fundit e Tebas i ka kujtuar publikut se ende nuk ka asnjë fjalë zyrtare nga klubi për këtë rast. “Laporta ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim për atë që ka ndodhur. Ajo që unë do të thosha është se duhet të ketë më pak viktimizim dhe më shumë qartësi. Shumë i trishtuar, ju duhet të hetoni. Duhet të dini nëse ka pasur ndikim apo jo. Sepse ndikimi mund të jetë i drëjtpërdrejtë ose i tërthortë. Por është i hapur për hëtim. Vetëm synimi për të blerë një lojë ose për të ndryshuar rezultatin. Thjesht të veprosh duke menduar se mund të ndryshosh qëllimin e gjyqtarëve, madje edhe një emërim mund të jetë krim” u shpreh keshtu Tebas.

Ai më pas konfirmoi se ishte La Liga ajo që i kishte kërkuar UEFA-s të shqyrtonte këtë çështje. Aftësia e tyre për të sanksionuar Barcelonën është e kufizuar nga statutet e tyre, që do të thotë se krimet më shumë se tre vjet më parë nuk janë të dënueshme. “Meqë nuk mund të ndërhynim sepse ishte jashtë kufizimeve, i shkruam UEFA-s, diçka që institucionet e tjera nuk e bënë”, perfundoi presidenti i La Liga-s. S.M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›