E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande: Gjithçka për mbajtjen e Greqisë në Eurozonë

“Do të bëj gjithçka mundem nga pozicioni im që të bindë grekët të qëndrojnë në Eurozonë dhe gjithçka për të bindur evropianët që kanë dyshime për domosdoshmërinë e qëndrimit në Greqisë në union”, tha Hollande para gazetarëve.

Hollande foli kështu pas spekulimeve në rritje se Greqia mund të braktisë zonën euro dhe pasi Gjermania ritheksoi qëndrimin e saj kundër eurobondeve pavarësisht thirrjeve të BE-së dhe FMN-së.

“Kemi një problem me mekanizmin vendim-marrës në Bashkimin Evropian”, tha Hollande duke iu referuar dështimeve në rritjen e punësimit. “Instrumentet janë krijuar…por ne duhet të veprojmë më shpejt dhe më me vendosmëri”, tha Presidenti i ri francez i cituar nga “AFP”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-23 18:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›