E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punësimi i infermierëve në Gjermani, ja kriteret

Për këtë qëllim është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarata dhe Qendrës për Ndërmjetësim Punësimi dhe Ndërmjetësim me Jashtë (e Agjencisë Federale të Punës), të nënshkruar në vijim të zbatimit të Marrëveshjes me Gjermaninë të vitit 1991 mbi punësimin e punëtorëve për zgjerimin e njohurive të tyre profesionale dhe gjuhësore shpallet ky njoftim lidhur me zatimin e projektit për ndërmjetësimin  e rreth 20 infermiereve shqiptarë në Gjermani dhe kthimin e tyre sërish në vend.
 
Informacion për aplikantët, punëdhënësit dhe partnerët  

Në fushën e infermierisë, Gjermania ka një nevojë në rritje për punonjës të kualifikuar, një mundësi për punonjës të arsimuar në Shqipëri, për t’u zhvilluar (trajnuar) më tej e për të krijuar përvoja të vlefshme, të cilat do të jenë të tilla edhe pas rikthimit në Shqipëri.
 
Në projektin e nisur në vitin 2011 „Triple Win Migration“, ne, Qendra për Migrim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (CIM), monitorojmë të gjitha fazat e migrimit, në mënyrë që të përfitojnë të gjitha palët, punëdhënësit, vendet e origjinës dhe punonjësit specialistë. Kjo bëhet e mundur falë rakordimit të politikave të zhvillimit të ekonomisë e të tregut të punës në bashkëpunim me partnerët lokalë të vendeve të origjinës. Shqipëria është ndër vendet e para partnere për ndërmjetësimin e punonjësve në fushën e infermierisë me Gjermaninë.

CIM shoqëron, në bashkëpunim me partnerë lokalë të gjitha fazat e emigrimit për punë drejt Gjermanisë, si dhe rikthimin në vendin partner. Në kuadër të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, projekti mbështet arsimin profesional të vendeve partnere dhe krijon mundësinë e konsulencës në çështje të politikave të punësimit dhe migrimit.  

Çfarë mundësish ofrohen për punonjësit?

Infermierët shqiptarë mund të përfitojnë deri në 18 muaj kualifikim të mëtejshëm profesional e gjuhësor si punonjës „mysafirë“ në Gjermani.   

Çfarë kushtesh duhen plotësuar?

Ushtrimi i testuar i profesionit është parakusht për njohjen shtetërore të diplomës në Gjermani. Deri në marrjen me sukses të provimit për njohjen e diplomës, punonjësit do të punojnë fillimisht si ndihmës-infermierë/ndihmës-infermiere.

Cili është synimi i këtij projekti?

Punonjësit njohin metoda dhe teknologji moderne në fushën e infermierisë – në klinika dhe në institucione të tjera të kujdesit të shëndetit në Gjermani.

Kush mund të aplikojë?

•    Shtetas shqiptarë
•    Mbi  22 vjeç
•    Me studime të përfunduara në fushën e infermierisë në Shqipëri dhe në rastin ideal me përvojë konkrete në profesion
•    Me njohuri të  mjaftueshme të gjuhës gjermane

Si dhe ku mund të aplikojnë të interesuarit?

Jeni të lutur të aplikoni nëpërmjet postës dhe në rrugë elektronike me E Mail.

Nëpërmjet postës në adresën:

MINISTERIA E PUNËS, CËSHTJEVE SOCIALE
DHE SHANSEVE TË BARABARTA
Drejtoria e Politikave të Migratore, Rikthimit dhe Riintegrimit
Rr: Kavajës, Nr. 1001, Tiranë

Nëpërmjet e-mail-it:

tripleWin.Albanien@giz.de

Mbyllja e afatit të aplikimit është data 6 qershor 2012 (vula e postës)
                                                            
Aplikimit duhet t’i bashkëngjiten në dy kopje dokumentet e mëposhtme:

●    Dëshmitë e notave peër të gjithë vitet e shkollës mjekësore (Infermieri e Përgjithshme),  në shqip dhe të përkthyera në gjermanisht.
●     Dokumenti përfundimtar i Studimeve / Diplomë  të specialitetit në shqip dhe të përkthyera gjermanisht.
●    Jetëshkrim (CV) në gjuhën gjermane me të dhëna mbi arsimimin, kualifikimin, njohuritë e përvojat profesionale dhe njohuritë në kompjuter.
●    Kopje të Librezës së punës / dokument i punësimit (përkthyer në gjermanisht).
●    Dëshmi penaliteti.
●    Dokument që vërteton njohuritë në gjuhën gjermane / Çertifikatë

Pas një përzgjedhjeje paraprake në bazë të aplikimit me shkrim ( aplikuesit nuk gëzojnë të drejtën e pretendimeve ligjore për pjesëmarrjen në këtë procedurë) do të zhvillohen në Shqipëri në bashkëpunim me përfaqësues të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe, eventualisht, me punëdhënësin potencial gjerman intervistat për përzgjedhjen e kandidatëve për këtë kualifikim të mëtejshëm.  

Çfarë kushtesh duhet të plotësojnë punëdhënësit?

Punëdhenësit ose punonjësit e tyre duhet të kenë kualifikimin e nevojshëm profesional për zbatimin e këtij projekti. Kualifikimi profesional mund të realizohet gjatë punësimit nëpërmjet orientimit praktik dhe teorik. Në sajë të punës në institucion, punonjësit “mysafirë” përmirësojnë njohuritë gjuhësore. Përveç kësaj, punonjësit duhet të synojnë edhe arritjen e kualifikimeve profesionale. Këtë mundësi duhet ta ofrojë punëdhënësi, p.sh. duke dhënë lejen për ndjekjen e kursit të gjuhës ose për përgatitjen për provimin e njohjes së diplomës, procese të cilat realizohen në bashkëpunim me CIM, ose me partnerët e posaçëm.  

Pas njohjes së provimit duhet të lidhet marrëveshja e punësimit si infermier/e me një afat jo më të gjatë se 18 muaj.  Punëdhënësi duhet të ofrojë një marrëdhënie punësimi në përputhje me rregullat e sigurimit dhe të punës mbi bazën e kontratës kolektive. Kushtet e punës së punonjësve shqiptarë duhet të përkojnë me ato të punonjësve gjermanë.  

Cilat janë kushtet që duhet të përcaktohen në kontratë?

●    Kohëzgjatja e marrëveshjes së punësimit është të paktën një vit dhe jo më shumë se 18 muaj.
●    Orari javor i punës është i njëjtë me numrin normal të orarit të punës me kohë të plotë, në përputhje me kontratën kolektive osa pagesës tipikë të punësimit me kohë të plotë.
●    Përcaktohet e drejta për pushime
●    Paga bruto përcaktohet shprehimisht dhe përputhet me kushtet normale të vendit në fjalë sipas kontratës kolektive
●    Punëdhënësi ndihmon në gjetjen e një banese të përshtatshme dhe të përballueshme financiarisht për punonjësin

Për punonjësit që marrin pjesë në këtë kualifikim është i vlefshëm legjislacioni gjerman i punës.

“Kriteret e përzgjedhjes”.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet në bazë të shqyrtimit për plotësimin e të gjitha kërkesave të aplikimit, aftësinë profesionale dhe eksperiencën e punës të kandidateve si dhe njohjes së gjuhës gjermane. Kandidatët e përzgjedhur paraprakisht mbi bazën e dokumetacionit i nënshtrohen një intervise me përfaqësuseit e palës gjemane.
 
“Procedura e përzgjedhjes”

Në fazën e parë bëhet përzgjedhja paraprake e aplikuesve. Një grup i përbashkët me përfaqësues nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe përfaqësues të GIZ-së në Shqipëri bëjnë kontrollin paraprak të përmbushjes së kritereve formalë të aplikimeve të kandidatëve. Kjo nënkupton shqyrtimin e dokumentave për të gjithë aplikantët që kanë mbëritur në Ministrinë e Punës brenda afatit të parashikuar.
Në këtë fazë mund të bëhen edhe verifikime për saktësinë e dokumetave të paraqitur nga aplikantët.
Në këtë fazë bëhet lista përfundimtare me renditjen sipas cilësisë së kandidatëve që kanë aplikuar (që plotësojnë kriteret formalë dhe ato në aspektin profesional dhe gjuhësor) dhe shpallet lista e personave që do të ftohen në intervistë.
Kantidatët e përgjedhur, do të njoftohen ( kontaktohen në numrat e telefonit dhe në adresën e postës elektronike) për të marrë pjesë në intervistat përzgjedhëse (rreth 30 minuta për çdo intervistë). Është përgjegjësi e kantidatëve që të sigurohen që të jenë të arritshëm në numrin e telefonit dhe në adrësën e postës elektronike.
Lista e kantidatëve të përzgjedhur për të marrë pjesë në intervistë  do të publiohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe do të afishohen në ambjentet e jashtme të saj.
Në rast pamundësie për tu kontaktuar apo mosparaqitje në intevistë në datën dhe orën e paracaktuar, kantidati do të konsiderohet i përjashtuar nga përzgjedhja.

Në fazën e dytë bëhen intervistat për përzgjedhjen e kantidatëve.

Intervistat për përzgjedhjen e kantidatëve do të bëhen në Shqipëri nga përfaqësuesit e ZAV/CIM në të cilat do të jetë i pranishëm një përfaqësues nga Ministria e Punës, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.
Kantidatët që paraqiten për të marrë pjesë në intervistë duhet të kenë me vete si dokument mbështetës dhe identifikues Pasaportën ose Letërnjoftimin.

Në intervistat për përzgjedhjen përfundimtare mund të jenë të pranishëm edhe punëdhënësit Gjerman, të cilët do të përzgjedhin kantidatët fitues për të vazhduar kualifimin e mëtejshëm në Gjermani.
Personave të përzgjedhur për tu punësuar në Gjermani do të informohen mbi procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për marrrjen e vizës gjermane për arsye punësimi dhe hyrjen në Gjermani.
Të gjitha fazat e përgjedhjes do të dokumentohen nëpërmjet mbajtjes se procesverbaleve të posaçme.

Njoftimi i aplikuesve që nuk kanë fituar.

Pasi ka përfunduar përzgjedhja finale e kantidatëve, të cilët do të punësohen në Gjermani, njoftohen në formë elektronike te gjithe aplikantet qe nuk kane fituar. Ata kane te drejten edhe te marrin mbrapsh dokumentat origjinale te aplikimit ne Ministrine e Punës, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.

Nga kush e merr miratimin punonjësi?

Nëse plotësohen kushtet për një marrëveshje të rregullt punësimi, ZAV i Agjencisë Federale së Punës lëshon një leje për punëkërkuesin (aplikantin), i cili e njeh këtë të fundit si „punëmarrës sezonal (mysafir)“. Ky vërtetim së bashku me kontratën e punësimit i dërgohet institucionalisht palës shqiptare, e cila ia përcjell atë aplikantit.

Punëmarrësi lejohet të punojë vetëm për punëdhënësin e cilësuar në lejen e lëshuar.

Nëse punonjësi nuk e fillon këtë marrëveshje punësimi, punëdhënësi njofton me shkrim CIM-in. Kjo vlen edhe në rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punësimit, por duke specifikuar arsyet, si edhe në rastin e ndryshimit të adresës apo emrit të firmës. Ndryshimet në kontratën e punësimit gjatë afatit të punës – përveç rritjeve të pagës – bëhen të vlefshme vetëm me miratimin nga ZAV/CIM.

Cilat janë rregullat për siguracionin e shëndetit dhe për siguracionin nga aksidentet?

Punonjësit mysafirë detyrohen të sigurohen sipas detyrimit për sigurimet shoqërore në Republikën Federale të Gjermanisë. Mbrojtja ligjore nga aksidentet nis menjëherë pas hyrjes në Gjermani. Në momentin e nisjes së marrëveshjes së punësimit, punonjësi duhet të ketë mbrojtjen me sigurime shëndetësore për një periudhë të mjaftueshme.  

Udhëzime për procedurën e udhëtimit dhe të kërkesës për vizë

Si vërtetim për lejimin e pjesëmarrjes në procedurën për migrimin  e punonjësve sezonalë (mysafirë) vlen vërtetimi nga Agjencia Federale e Punës për ushtrimin e një pune sipas § 39 të Ligjit për Qëndrimin (AufenthG)  në lidhje me § 40 të Rregullores së Marrëdhënieve të Punësimit (BeschV).
 
Me vërtetimin e lejes, punonjësi paraqet kërkesën për vizën e hyrjes në përfaqësinë gjermane (Ambasadë). Viza lëshohet për një afat tremujor. Kjo vizë garanton si të drejtën për qëndrim në Gjermani, ashtu edhe lejen për të punuar për punëdhënësin e cilësuar paraprakisht. Në këtë moment, punonjësi mund të udhëtojë drejt Gjermanisë. Përpara se viza të skadojë, punonjësi duhet të paraqesë në kohë kërkesën për lejeqëndrim në zyrën përkatëse të punës, e cila përgjigjet për zonën ku banon punëmarrësi. Leja e punës vërteton në të njëjtën kohë edhe lejen për ushtrimin e profesionit. Nuk është  e nevojshme deklarata paraprake pranë Agjencisë Federale të Punës.  

Procedura e regjistrimit
 
Punëdhënësi duhet ta mbështesë punonjësin në procesin e regjistrimit në gjendjen civile dhe në zyrën e të huajve (kërkesa për marrjen e lejes së punës). Në zyrën e regjistrimit të popullsisë (gjendjen civile) paraqitet edhe kërkesa për kartën e tatimeve të pagës. Përveç këtyre punëdhënësi duhet ta regjistrojë punonjësin edhe pranë sigurimeve shoqërore.  

Kohëzgjatja e kualifikimit/kërkesa për zgjatjen e afatit
 
Punësimi me qëllim kualifikimin e mëtejshëm lejohet si rregull për një periudhë prej 12 muajsh. Kjo periudhë mund të zgjatet maksimalisht deri në 18 muaj. Kërkesa për zgjatjen e afatit duhet t’i jetë dorëzuar CIM-it jo më vonë se 8 javë përpara përfundimit të fazës së parë të punësimit.  

Qendra për Migrim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (CIM) ka një përvojë 30-vjeçare në ndërmjetësimin e  punonjësve të specializuar dhe punonj të në pozicione drejtuesve në Azi, Afrikë, Amerikën e Jugut, si dhe në Evropën Lindore dhe atë Juglindore. Kjo shoqëri (joint venture) mbështetet nga dy partnerë të fuqishëm: Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Qendra për Ndërmjetësimin e Ekspertizës me Jashtë (ZAV) e Agjencisë Federale të Punës(BA). ZAV koordinon ndërmjetësimin e punonjësve specialistë te punëdhënës në Gjermani. Përvoja në politikat e zhvillimit dhe strukturat pranë partnerë të GIZ-së ndihmojnë instalimin e „Triple Win Migration“ në vendet e tjera. Njëkohësisht, CIM monitoron në bashkëpunim me partnerët lokalë të gjitha fazat e migracionit të punës drejt Gjermanisë si dhe riintegrimin në vendin partner.

Fushat e punës së CIM: Në programin „Punonjës të integruar“ me porosi të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik (BMZ), ne koordinojmë dërgimin e ekspertëve për një afat të përcaktuar kohor tek punëdhënës në vende partnere të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim. Në programin „Specialistë të rikthyer“ CIM i mbështet këta specialistë, të gjejnë një pozicion të përshtatshëm e në përputhje me politikat e zhvillimit në vendet e tyre të origjinës pas qëndrimit që kanë patur në Gjermani.  
Për më tepër, CIM ka përvojë edhe në mbështetjen e emigrantëve të rikthyer, për të nisur një aktivitet të pavarur në vendin e tyre të origjinës.

Për konsulencë dhe informacione të mëtejshme, na kontaktoni:
Centrum für Internationale Migration und Entwicklung (CIM)
Mendelssohnstraße 75-77
60325 Frankfurt am Main
+49 (0)69 71 91 21 - 0
triplewin@cimonline.de

/Start/

                                                                                             2012-05-24 08:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›