Hollande: Ne jemi në krah me SHBA-në

Presidenti francez Francois Hollande ka deklaruar se Franca është e gatshme që të jetë në krah të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sulmin e saj ndaj Sirisë. Në një intervistë dhënë për gazetën “Le Monde”, presidenti Hollande, është shprehur se Franca do të jetë aleate e SHBA-së.
Kjo deklaratë e presidentit francez, vjen pas braktisjes së aleancës nga ana e Britanisë së Madhe. Ai nënvizoi se krimet kimike të Bashar al-Assad, për asnjë motiv nuk duhet të mbeten pa u dënuar, pasi kjo gjë do të sillte një rrezik edhe për vendet e tjera, pasi përdorimi i këtyre armëve kimike, mund të përdoret sërish nga ana e Sirisë.
Ai shtoi gjithashtu, se nuk është në favor të në ndërhyrje ndërkombëtare me qëllim për të “liruar” Sirinë apo për të përmbysur diktatorin, por duhet vepruar kundër një regjimi, i cili kryen krime të pariparueshme ndaj civilëve./Indeksonline/