Holande mbreteresha Beatrix abdikon

Mbretëresha Beatrix e Holandës po përgatitet t’ia dorëzojë fronin të birit, princit Willem Alexander, një eveniment që po festohet në mbarë vendin.
Mbretëresha Beatrix, 75 vjeç, do të firmosë instrumentin e abdikimit në Amstërdam pas 33 vitesh në fron. Williem Alexander, 46 vjeç, do të bëhet kështu mbreti i parë i vendit që prej Willem-it III, që vdiq në vitin 1890. Turma të mëdha njerëzish, të veshur me ngjyrën portokalli, pritet të mbushin rrugët e kryeqytetit për t’i bërë homazhet e tyre mbretëreshës. Beatrix njoftoi planin e saj për t’u tërhequr në Janar, duke thënë se djali i saj ishte gati të merrte nën kontroll mbretërinë dhe se ishte koha që froni të mbahej nga një gjeneratë e re. Zyrtarisht ajo do të lëshojë fronin në një ceremoni të shkurtër që do të mbahet gjatë së martës në Pallatin Mbretëror. Më pas Willem Alexander do të betohet në Nieuwe Kerk, përpara se t’i bashkohet sesionit të Parlamentit holandez. Bashkëshortja e tij Maxima, 41 vjeç dhe e lindur në Argjentinë, do të bëhet mbretëreshë. Në mbrëmje, familja mbretërore do të marrë pjesë në një paradë. Ceremonia do të ndiqet nga familje të tjera mbretërore të ftuara dhe zyrtarë të lartë, përfshirë princin e Britanisë, Charles dhe dukeshën e Kornuollit, princi Felipe dhe princesha Letizia të Spanjës dhe princi i Danimarkës Frederik me bashkëshorten.