Hollandë, pas 18 muaj në gjendje kome, vdes Princi Johan Friso
Ndërron jetë pas 18 muajve në gjendje kome, Princi i Holandës, Johan Friso. Ai ishte vëllai i vogël i Mbretit Willem-Alexander.
Shtëpia mbretërore ka thënë se ai ka vdekur të hënën në Hagë. Johan Friso qëndroi në gjendje kome që prej shkurtit të vitit 2012, kur u godit nga një ortek në Alpet e Austrisë.
Princi i Holandës, Johan Friso vdiq në moshën 44-vjeçare, ndërsa ishte dhe baba i dy fëmijëve.